Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Jam me grip dhe kam vajzen ne gji, a guxoj me pi barna?

Pershendetje doktoreshe jam shum keq prej gripit, kam vajzen 4 muaj dhe e kam ne gji.a guxoj me perdor barna a i bojn dem bebes?

(9 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Fitore,

Është e mundur që ilaçet që nëna merr gjatë kohës që ushqen me gji fëmijën, të kalojnë në qumësht dhe kështu pastaj tek vetë fëmija. Atëherë, para mjekut shtrohet një pyetje që, të themi të vërtetën shpesh herë na vë në një pozitë të vështirë. Shumica e ilaçeve janë të pajtueshëm me ushqyerjen me gji.

Ajo që duhet të bëni që të mos ia ngjisni bebes gripin është vendosja e një maske para gojës dhe hundës për sa kohë qëndroni me të, pasi gripi ngjitet me spërkla.

Gjithë të mirat.

/komuniteti