Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Esherija koli te vajza

Esherija koli 100000 ika dal vajzes sime ,ajo esht 3 vite gati qfar terapije duhet?

Elena Ela (9 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Elena, 

Pas trajtimit medikamentoz te cilin duhet t`ju rekomandojë mjeku pas vizitës (por edhe gjatë trajtimit), duhet ti kushtosh kujdes mënyrës së larjes së vajzës tënde sidomos pas jashtëqitjes. Jashtëqitja nuk duhet të prekë organët gjenitale të saj, dhe larja duhet të bëhet nga hyrja e vaginës së vajzës për në drejtim të anusit. E kundërta, bën që bakteri i esheria-kolit të kaloj nga anusi në hyrje të vaginës apo të uretrës.

Disa këshilla të përgjithsme për tu mbrojtur nga esheria koli.

- Mishi duhet të gatuhet shumë mirë, që do të thotë se duhet të përpunohet i zjerrë.

- Qumështi apo lëngjet, duhet të jenë të pasterizuara.

- Zarzavatet kryesisht ato të gjelbërta duhet të lahen shumë mirë. Larja ndihmon në mbrojtje.

- Enët duhet të lahen në mënyrë korrekte, me ujë të nxehtë dhe sapun.

- Ushqimet duhet të konservohen mirë.

- Higjena e duarve është kryesore. Laji duart me ujë të ngrohtë dhe sapun pasi ke shkuar në tualet, përpara përgatitjes së ushqimeve, pas përgatitjes së ushqimeve dhe pas prekjes së kafshëve. Laji duar rregullisht.

Gjithë të mirat.

mirvete (5 vite më parë)
psh dr deshta ni. pytje bebat me pesh te vogël shumica po thojn kan gjakderthje ne kok a. munet me pas pasoja ju lutem kdhehmna përgjigjen qdo te mir

/komuniteti