Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Era e keqe gojes

Pershendetje doktoresh, kam femiun dy vjec dhe i vije era e keqe ne goj sidomos naten,peshtymes apo ligave kur te ligavet liges i vije ere shum e keqe,ku eshte problemi a thua...cdo te mir...

A. F. (9 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje,

Shkaktarët e erës së rëndë të gojës janë të ndryshëm. Po ju përmend disa prej tyre: probleme me dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve (kariesi ose moslarja e dhëmbëve pas cdo ushqimi, sidomos në mbrëmje), dhimbjet apo infeksonet e bajameve, adeniodeve apo sinuseve, gripi, probleme që lidhen me tretjen, mos pirja e mjaftueshme e ujit, etj...

Gjëja e parë që ju duhet të bëni është të hapni gojën e fëmijës me kujdes dhe të kerkoni të shihni bajamet se mos kanë disa si pllaka të vogla të bardha (me pamje si pika djathi) apo skuqje dhe fryrje të tyre. Nëse paraqet këto pikat e bardha, zakonisht ato nuk paraqesin patologji, por vetëm erën e rëndë të gojës (si era e vezës së prishur). Ngadonjëherë është e vështirë të shihen, pasi vendosen në pjesën e brendshme të fytit. Shpesh ato mund të jenë pjesëza ushqimi që ngecen nëpër gropëzat/kriptet e bajameve dhe mbi to vendosen bakerie të cilat shkaktojnë edhe erën e keqe. Nuk duhen ngatërruar me infeksionet e bajameve, pasi në një infeksion, pikat e qelbit shoqërohen edhe me dhimbje fyti dhe temperaturë.

Një erë tjetër, që ngjan me erën e frutave shumë të pjekura, që ne në mjeksi e quajmë erë acetoni, vjen prej uljes së nivelit të sheqerit në organizëm, por edhe pas të vjellave, virozave gastro-intestinale, mosngrënia për një kohë të gjatë, apo ngrënies me shumicë të ushqimeve të yndyrshme si patatet e fërguara, cipse, cokollata, etj..

Besoj që duke u njohur me shkaqet që ju përmenda, ju do arrini ta kuptoni arsyen pse vajza juaj ka këtë erë të rëndë dhe me siguri do ta korrigjoni atë vet ose me ndihmën e mjekut.

Gjithë të mirat.

Antigona Dauti (9 vite më parë)
Qika jeme kish ere te keqe dul qe kish pas infekcion te veshit

/komuniteti