Pëlqeje në
E pelqej BebaIme.com në Facebook


Bronhiti te fëmijët

Une e kam nje femije 8.5 muajsh, dhe tashti e ka fitu bronhitin, i kam perdor 8 dite inhalim, dhe kjo i ka kalu por me ka thene pediaterja se kjo i perseritet dhe me ka keshillu qe ta ruaj nga duhani, dhe ta ajros dhomen disa here ne dite. Une jam kureshtare dhe shume po merakosem per femiun se si ta mbroj e mos ta kap me asnjehere? Ju lutem me keshilloni. Une kam edhe 2 femije te tjere nje 8 vjeq dhe 3 vjeq. Ju falenderoj shume per mirekuptim po qe ka ndonje pyetje shtese mund te me dergoni pyetje.

Fatmire (3 vite më parë)

  • Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog Pediatri përgjigjet
    Dr. Med. Selim Thaqi

    Përshëndetje Fatmire.

    Inkurajoni fëmiun tuaj që të konsumojë sa më shumë lëngje, pasi që kjo ndihmon në largimin e mukozës nga kanalet e frymëmarrjes. Mund të jetë edhe një enë e mbushur me ujë e vendosur mbi nxemësen tuaj, e cila ndihmon që të mos thahet ajri në dhomë të fjetjes.

    Nuk është e lehtë që të parandaloni fëmiun tuaj që të zhvillojë bronkitin, pasi që mund të shfaqet pas ftohjes apo infeksioneve të tjera të frymëmarrjes të shkaktuara nga viruse.

    Sidoqoftë, nga këto viruse që shpërndahen nga piklat në ajër nga personat e infektuar apo nga kontakti dorë më dorë, larja e shpeshtë e duarve mund të jetë një preventivë efektive që fëmiu juaj të mos infektohet nga virusi.

    Fëmijët të cilët rriten në shtëpi, ku ka duhanpirës, janë të prirur që të ftohen më shpesh sesa fëmijët në shtëpi pa duhangjinjë. Pra mbani fëmiun tuaj larg tymit të duhanit sa më shumë që mundeni.

    Gjithë të mirat.

Shto Koment

  • Loreta (12 muaj më parë)
    A mund ti formohet asma femijeve 1vjeqar?

kthehu
Kontakt
© Beba Ime 2010. Kjo uebfaqe përmban informata të një natyre të përgjithshme dhe është e dedikuar vetëm për nevoja edukative. Nëse keni shqetësime për shëndetin tuaj apo për shëndetin e fëmiut tuaj, duhet gjithmonë të konsultoheni me mjekun apo me personel tjetër profesional medicinal.