Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Masazhi

Femiu im ka lindur para kohe dhe kam frike ne shume gjera. Per cdo nate i beje masazh se e kam lexuar qe eshte i mire per t`ja zhvilluar trunin...por thote qe ti behet masazhi cullak, e nuk mundem cullak se djali nuk rrin dhe ftofte...prandaj i beje me tesha, a ka rendesi qe i bej veshur dhe gishtat nuk mund t`ja bej se nuk me le... eshte vetem 4 muajsh. Ju flm shume.

Ermira (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Çfarëdolloj komunikimi me foshnjen është i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e saj.Komunikimi taktil (me të prekur),është i rëndësisë së veçantë.Gjithmonë janë të lejuara adoptimet individuale të procedurave me qëllim të mos kërcënimit të shëndetit të foshnjes.

Vazhdoni me masazhën e lehtë (ledhatimet) e foshnjes suaj të veshur në mënyrë komote sepse në këtë mënyrë i zhvilloni jo vetëm aftësitë psiqike dhe fizike të saj por edhe forconi lidhjen emotive midis jush!

/komuniteti