Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Dhimbje stomaku

Ka dhimje te stomakut femija te shpeshta, eshte ne muajin e dyte gati 6 jave, cfare keshilla mund na ipni?

Kujtim (12 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Kujtim.

Dy gjer në tre javë pas lindjes, lajmërohen periudhat shqetësuese të ngërçeve, të cilat zakonisht zgjasin gjer në fund të muajit të tretë apo katërt të jetës së foshnjes. Lajmërohen zakonisht në mes të shujtave të ushqyerjes me qumësht në orët e pasditeve.

Nëse foshnja është e shëndetshme, nuk është e uritur, etur apo e lagur – ato janë ngërçe. Foshnja qan shumë, skuqet në fytyrë, lëviz këmbët dhe duart e nevrikosur dhe shtrëngohet. Karakteristike është lëvizja e këmbëve kah stomaku, shtrëngon grushtat dhe rrit aktivitetin e saj. Qarja, e cila ndonjëherë është plotësisht e pangushëllueshme, mund të zgjasë me orë të tëra.

Mundohuni që me njerën nga këto metoda të cilat nënat më së shumti i rekomandojnë për qetësim të foshnjave të cilat kanë probleme me ngërçe:

1. Mund të zvogëloni sasinë e ushqimit të cilën i jepni foshnjes gjatë një shujte, ndërsa të rrisni numrin e shujtave gjatë ditës. Keni kujdes që foshnja të gogësojë pas çdo shujte.

2. Zgjidhni një ambient më të qetë. Ndriçimi dhe zhurma e fortë, numri i madh i njerëzve vetëm mund ti përkeqsojnë simptomet e ngërçeve.

3. Luhateni foshnjen në ndonjë luhatëse apo karrocë. Lëvizja konstante mund ta qetësojë dhe ta vë në gjumë.

4. Mbani foshnjën në krahë, duke e mbështetur në barkun e saj dhe lehtësisht masazhojini shpinën.

5. Mbështilleni butësisht me ndonjë batanije dhe mbajeni lehtësisht duke u shëtitur.

6. Voziteni me makinë apo me karrocë.

7. Bëjini një dush të ngrohtë dhe masazhojini barkun me vaj të vakët për foshnja.

8. Në disa raste foshnjat i qetëson zhurma monotone e ndonjë aparati, siç është tharrësja e flokëve, makina për larjen e enëve, tharrëset e rrobave dhe ngjashëm.

9. Bëni pauzë dhe mundohuni të qetësoheni. Duke qetësuar veten egziston mundësia e madhe që të qetësoni edhe foshnjen tuaj.

Për të mësuar se si mund ta masazhoni foshnjen tuaj, ju rekomandoj të ndiqni udhëzimet sikurse në videon e mëposhtme:

http://www.bebaime.com/videos/masazhimi-i-femijes

Gjithë të mirat për ju dhe foshnjen tuaj.

/komuniteti