Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Ushqimi tek beba 6 muajsh

Prsh kam vajzen 6 muajshe deshta me ja fillu ushqimin por nuk di cfar esht ma mir sipas jush cfaf me rekomandoni ti jap ju prsh

Dina Dina (8 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Dina,

Drithërat (ku bën pjesë edhe orizi) janë një nga alternativat më të mira. Ju duhet të zgjidhni (nëse keni mundësi) miell orizi apo drithërash të tjera të përgatitura enkas për fëmijë dhe të pasuruara edhe me vitamina e minerale, aq të domosdoshme për fëmijën në këtë moshë.

Qullin duhet ta përgatisni me qumështin e gjirit të shtrydhur apo qumësht formule dhe tani në fillim duhet të jetë relativisht i hollë dhe mos i shtoni sheqer. Në ditët në vijim mund ta trashni më shumë ushqimin. Nëse zgjidhni të përgatisni qull me oriz kokërr, ju duhet ta bluani me parë atë ose ta zieni për një kohë të gjatë me ujë dhe pastaj i shtoni qumësht. Kujdes, mos përdorni qumësht lope. Qulli i pemëve është një tjetër ushqim i këshilluar në këtë moshë, por si fillim duhet të përdorni lëngun e frutave e më pas qullin.

Frutat e këshilluara në fillim janë: molla, dardha, banania, etj. Mos u shqetësoni pasi sasia e këshilluar në fillim është 2 lugë çaji. Zakonisht fëmijët duan rreth 7-10 ditë që të mësohen me një ushqim të ri dhe ju duhet të tregoheni gjithmone e duruar dhe e dashur me fëmijën tuaj. Mos hiqni dorë lehtë nga një ushqim ose filloni diçka tjetër për rreth 1 javë e më pas rikthehuni përsëri tek ai ushqim që fëmija nuk e ka pëlqyer, pasi më vonë mund ta pranojë.

Një ushqim tjetër i këshilluar është edhe qulli i miellit të drithërave me lëng perimesh si patate, karrota, etj. Perimet me ngjyrë jeshile (bizelet, spinaqi, etj) do ti shtoni pasi fëmija të jetë mësuar me ato ngjyrë portokalli, që ju përmenda.

Gjithë të mirat.

Dina Dina (8 vite më parë)
Faleminderit shum

/komuniteti