Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Ushqimi për bebe 4 muajsh

Pershendetje dr. Deshiroj te di cfare ushqimi me preferoni ju per vajzen 4 muajshe? Me qene se vetem me qumesht gjiri eshte ushqyer deri me tani, shishen nuk e preferon keshtu qe desha te marre nje keshille nga ju. Arsyeja qe dua ta ushqej eshte qe filloj te dale ne pune. Pershendetje nga Dona.

Dona86_m@hotmail.com (12 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Dona.

Preferohet që ushqyerja për foshnjen 4 muajshe të fillohet me drithëra orizi të pasura me hekur gjysëm të lëngshme dhe drithëra të tjera siç janë tërshëra apo elbi.

Filloni me 1 lugë të vogël drithërash të thata të përziera me 4-5 lugë të vogla me qumësht gjiri apo formule. Gradualisht këtë masë rriteni deri në 1 lugë të madhe drithërash të përziera me qumësht gjiri apo formule, dy herë në ditë.

Nëse foshnja juaj nuk dëshiron të hajë drithëra me tentimin e parë, ofrojini përsëri pas ca ditësh.

Gjithë të mirat.

festim (11 vite më parë)
mirmbrema Dr. Med. Selim Thaqi ne keshillen me lart lexova por dicka se kam te qart, per sa koh duhet ritur masa e ushqimit. keni cekur se nga ne nje lug te vogel deri ne nje lug te madhe nese do ket mundesi te me sqaroni me hollsisht dhe vec drithrave a mundet ti japim pem perime ne cfar mase dhe sa her ne dit . Ju falemnderit per mirkuptim nga z.Festim
Albana is playing poker (12 vite më parë)
Pershendetje Jam Albana edhe une kam nje vajze 4 muajshe, sot per here te pare kam fillu ti jap ushqim te hippit per 4 muaj... a mundem me vazhdu mi jap ushqim te hippit apo edhe une duhet ta ushqej si Dona?

/komuniteti