Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Gjidhenja

Pershendetje deshta te pyes ne lidhje me gjidhenjen, kam djalin 1 muajsh dhe gji kam mjaftueshem madje dhe po me rrjedh por djali sme behet rehat ne spital me than se e ke gjirin e holl dhe se mban djalin te ngopur a ka munci me forcu diqysh gjirin ?

Nora Ademi (1 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Nora,

Më vjen mirë që ke qumësht gjiri të mjaftueshëm dhe po e ushqen bebin me qumësht gjiri. Për cilësinë e gjirit nuk diskutohet, është padyshim më i miri qoftë i hollë apo i trashë. Në këtë periudhë për bebin tënd fillojnë ngërcet dhe kjo është arsyeja që bebi yt nuk bëhet rehat.

Mundohuni që me njerën nga këto metoda të cilat nënat më së shumti i rekomandojnë për qetësim të foshnjave të cilat kanë probleme me ngërce:

1. Mund të zvogëloni sasinë e ushqimit të cilën i jepni foshnjes gjatë një shujte, ndërsa të rrisni numrin e shujtave gjatë ditës. Keni kujdes që foshnja të gogësojë pas çdo shujte.

2. Zgjidhni një ambient më të qetë. Ndriçimi dhe zhurma e fortë, numri i madh i njerëzve vetëm mund ti përkeqsojnë simptomet e ngërçeve.

3. Luhateni foshnjen në ndonjë luhatëse apo karrocë. Lëvizja konstante mund ta qetësojë dhe ta vë në gjumë.

4. Mbani foshnjën në krahë, duke e mbështetur në barkun e saj dhe lehtësisht masazhojini shpinën.

5. Mbështilleni butësisht me ndonjë batanije dhe mbajeni lehtësisht duke u shëtitur.

6. Voziteni me makinë apo me karrocë.

7. Bëjini një dush të ngrohtë dhe masazhojini barkun me vaj të vakët për foshnja.

8. Në disa raste foshnjat i qetëson zhurma monotone e ndonjë aparati, siç është tharrësja e flokëve, makina për larjen e enëve, tharrëset e rrobave dhe ngjashëm.

9. Bëni pauzë dhe mundohuni të qetësoheni. Duke qetësuar veten egziston mundësia e madhe që të qetësoni edhe foshnjen tuaj.

Ju uroj çdo të mirë juve dhe bebit tuaj.