Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Fyti i skuqur (bajamet) tek fëmijët 4 vjeç

Doktoreshe pershendetje, jam nje nene nga Elbasani. Ju kam shkruar edhe here te tjera ne lidhje me femijen tim. Me pare nuk me semurej nga bajamet, kete vit i eshte bere dy here dhe me pika te bardha dhe shume te skuqura. I ka pasur me temperatyre te larte. Radhen e pare i kam dhene pancef dy dite nga tre here, dhe me pas nga dy here. Tani djalin e kam perseri te semure nga fyti nuk dua t`i jap perseri antibiotik, se u "bombardua", por te lutem me thuaj cfare te bej. Dua te them dhe dicka, kam vene tek djali qe para se te semuret i skuqet pak njeri nga syte. Dhe diten tjeter e skuqura e syrit pastrohet dhe ai do jete i semure me grip ose bajame. Te lutem me thuaj cfare te bej, dhe syri perse i skuqet, jam ne merak. Respektet e mia doktoreshe. Bashke jemi takuar ne spitalin "Koco Glozheni" vjet ne qershor se une kam bere nje lindje gemelare premature. Me respekt Marsida, Elbasan.

Marsida Ashiku (12 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Pershendetje Marsida!

Se pari duhet qe djalit ti besh nje mbjellje (kulture fyti per streptokok), dhe me pas nqs ka ende temperature te larte dhe gryke me qelb duhet te perdoresh perseri antibiotik.

Dhe mjekimi i zgjedhur eshte penicilina 2 here ne dte nga 600.000 ui (nqs djali nuk ka reaksion), ose mund te perdoresh Klaritromicine sirup 125mg/5 ml 2 here ne dite nga pese ml.

Ky mjekim duhet te zgjase te pakten 7 dite dhe jo 3 apo 5 dite.

Trajtimi i bajameve ne menyre korrekte eshte mjaft i rendesishem pasi nqs nuk mjekohen sic duhet ato japin demtim edhe te zemres edhe te kyceve.

Uroj qe tu kem ndihmuar sado pak!

Keti (12 vite më parë)
Me falni jam nje vajze 23 vjec kam probleme me fytin e kam te skuqur gjitmone, kur zgjohem ne mengjes ndjej siklet nga fyti edhe buzet te thata me rin ashtu edhe gjuha e bardhe, kam kelbaze sdi qka kam. Me duhet nje keshille nga juu se isha ne mjek se une ndjej dhimbje edhe ndjej se kam probleme me krajniket por thjeshte me japin disa barna antibiotike thjesht sme ndihmojne, ju lutem me respekt Ketushjaa.

/komuniteti