Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Infeksioni urinar me proteus mirabilis

Femiu im ka 2 vjet dhe para nje muaji ka pas infeksion urinar me proteus mirabilis, i kam perdorur antibiotik augmentin 7 dite, dhe tash pas nje muaji ka prap te njejtin infeksion me proteus mirabilis. Jam ne merak se proteus mirabilis zakonisht tek femijet qe kane pengesa urinare po shfaqke, por femiu im veshkat i ka mire se i kam be eho?!

Miri E (3 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Besimtare

Proteus mirabilis është pjesë e florës normale të traktit gastrointestinal njerëzorë. Ai gjithashtu mund të gjendet i lirë në ujë dhe tokë. Kur ky organizëm, megjithatë, hyn në traktin urinar, plagë, apo mushkëri, mund të bëhet patogjenë. Proteus mirabilis zakonisht shkakton infeksionet e traktit urinar dhe formimin e gurëve. Është pjesë e familjes enterobakteriale. Përveç përdorimit të antibiotikëve duhet patur kujdes në higjienë sanitare, duke përfshirë edhe sterilizimin e duhur të pajisjeve mjekësore. Proteus mirabilis mund të infektojë veshkët zakonisht më shumë se Esheria koli. Pasi që fëmija juaj fatmirësisht i ka veshkët mirë, drejtohuni edhe njëherë mjekut të fëmijës tuaj, për të vlerësuar gjendjen e tij, dhe për të marrë trajtimin e duhur.

Gjithë të mirat.

/komuniteti