Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Rrezimi i bebit
Pershendetje, e kam nje shqetesim te madh, bebi im 5 muajsh me eshte rrezuar nga krevati perafersisht 30cm,menjehere pas rrezimit ka pas vjellje, ka qajt dhe nuk e kam vendosur te fleje 2.5 ore me pas. Sot eshte dita e 6 pas rrezimit dhe vazhdon te vjelle vazhdueshem. E kam pas tek pediatri dhe gjithqka me tha qe eshte ne rregull nuk ka ndonje gje nga rrezimi. Deshta mendimin tuaj ne lidhje me kete rast
Yllka Yllka (4 muaj më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Yllka,

Nëse foshnja juaj rrëzohet ju do të duhet të shikoni mos është lenduar, sidomos nëse rrëzohet me kokë. Duhet të siguroheni që foshnja juaj nuk ka ndonjë lëndim serioz, mos të ketë të thyer ndonjë kockë, dhe nuk ka pësuar ndonjë tronditje apo ndonjë dëmtim tjetër të mbrendshëm. Rrëzimet mund të jenë serioze, por edhe pse eshtrat e foshnjes suaj janë të buta, ato nuk thehen aq lehtë sikurse te fëmijët më të mëdhenj.

Mos neglizhoni, gjithsesi kontaktoni mjekun në lidhje me këtë pasi fëmija vazhdon me të vjella!

Gjithë të mirat.

/komuniteti