Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

A eshte trasheguese semundja psiqike?

Pershendetje dhe mireseerdhet. Kam nje pyetje per juve. Cka mendoni per personat qe jane teper nervoze edhe ne ato momente jane ne qendje gjithcka te bejne por pas nje kohe qetesohen? Dhe pyetja tjeter eshte vjehrra ime, ajo eshte e semure psiqikisht dhe thone qe se ka kete semundje nga lindja por pasi ka mbushur 6 vite martese iu paraqit kjo semundje. Une dua te di nga ju e nderuar kjo semundje a eshte trasheguese sepse kam frike qe mos e trashegojne femijet e mi nese po, si ta parandaloj? ju pershendes.

(11 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje e dashur!!

Persa i perket nervozismit te pakontrolluar duhen pare shkaqet te cilat e shkaktojne dhe nese ky nervozizem eshte i demshem per veten dhe te tjeret duhet kerkuar ndihma e nje specialisti.

Ne lidhje me semundjen psikike akoma nuk dihen shkaqet ekzakte te semundjeve mendore. Nje shpjegim i pare i origjines se tyre mund te jete gjenetik. Nje shpjegim i dyte ka te beje me faktoret mjedisore domethene te shkaktuara nga mjedisi qe na rrethon. Me njohurite e deritanishme mendohet se fillimi i nje semundjeje mendore shkaktohet nga nje bashkeveprim i individit dhe mjedisit ku jeton. Gjithsesi per te hequr merakun drejtohuni tek nje specialist i fushes dhe merrni me shume njohuri per emrin dhe llojin e semundjes qe ka prekur vjehrren.

Gjithe te mirat!

/komuniteti