Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Harresa pas lindjes

Pershendetje! Qe nga pas lindja qe tre muaj une po harroj shume, gati gjithcka po harroj. Dua tju pyes a eshte kjo proces normal i shkaktuar nga stresi i lindjes apo eshte tejngarkese e trurit apo prej nga po vjen? Kam lexu hulumtime shkencore qe grate pas lindjes harrojne por askund s`kam has me lexu per shkakun e harreses! Ju falemnderoj paraprakisht!

Bebi Bebushi (11 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje e dashur!

Po, harresa eshte nje fenomen i njohur. Jane bere dhe vazhdojne e behen studime te shumta persa i perket ketij fenomeni. Kerkuesit pranojne se kjo ekziston por akoma nuk jane te sigurte se pse kjo ndodh fiziologjikisht. Nga studimet qe jane bere eshte vene re se nje pjese grave shtatzene zakonisht gjate semestrit te dyte dhe te trete gjate shtatzenise kane probleme me kujtesen. Keto probleme zgjasin deri ne 3 muaj pas lindjes. Kjo vjen nga nje faktor hormonal dhe jo domosdoshmerisht nga nje keqesim i aftesive mendore. Nivelet e larta hormonale ne shtatzeni sidomos ne fund te shtatzenise, hormonet ne lindje dhe ndryshimi prape i nivelit te hormoneve nga gjendja e shtatzenise pas lindjes ndikojne ne kujtese.

Per kerkuesit edhe stili i jeteses mund te jete nje faktor i rendesishem per tu marre parasysh. Privimi ose prishja e ritmit te gjumit gjithashtu. Futen ketu edhe humori dhe lodhja pas lindjes. Vazhdimi i problemeve me kujtesen edhe mbas 3 muajve pas lindjes mund te kete lidhje me faktin se truri do me shume kohe per te marre veten nga ndryshimet hormonale. Ka nena qe thone se harresa i zgjat me shume por kjo mund te varet edhe nga fakti se prioritetet e gruas ndryshojne me lindjen, jane te perqendruara kryesisht tek nevojat e femijes dhe harrojne dhe nuk jane te vemendshme si me perpara tek gjerat e tjera.

Uroj te te kem sqaruar sadopak per kete teme. Keto jane motivet kryesore qe njihen ne kete fushe.

Te uroj gjithe te mirat!

/komuniteti