Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

A duhet te jem e shqetesuar?

Përshëndetje e nderuar. Pyetja ime me perpara. Shpresoj qe ju dhe familja juaj te jeni mirë. Kam vajzen 2 vite i ka mbushur ne mars dhe nuk flet ende para se mi mbush 2 vite ka thirr mamii, babii , naniii, ama nuk po i thot maaa,,, degjon shume mire eshte tip nervoz i han thonjet, nuk eshte ne kopsht e kam ne shtepi (sepse ka nje anomali ne zemer e nga frika se mos po me lendohet nuk e kam dergu), nuk e pengojne mysafiret edhe femijet nuk e pengojne por nuk luan me femije. Ndegjon muzike shume i pelqejn gjithashtu edhe filmat vizatimor... Gjithashtu ka biberonin ende sepse po e hoqi nga goja i fut gishtat ne goje dhe i grimcon thonjet, ushqimet nuk i refuzon, qumeshtin nuk e perdore vetem qajra te ndryshem... Eshte e shendoshe. Qka me brengos eshte qe nuk flet... Desha te shtoj edhe diqka qka ti thuash krejt kupton por nganjehere nuk me ndegjone dhe e bene sherrin. Paraprakisht ju falenderoj dhe ju deshiroj gjithe te mirat. Puki stina (3 muaj më parë) Pergjigjja juaj ka qene. Pyetja e pare qe te bej është: a je konsultuar me pediatrin e vajzës? Duhet te kontrollosh disa gjera. Si është niveli i te kuptuarit? është i mire dhe benë progrese edhe pse te avashta dhe te pakta? Si eshte niveli i degjimit? E kthen koken kur e therrisni ne emer? A i tregon me gisht objektet ose gjerat qe do? A i perdor gjestet? Sepse perdorimi i tyre dhe kuptimi i ketyre gjesteve nga ana juaj e ben qe te mos kete nevojen e te shprehurit me fjale per te marre ate qe deshiron. Neqoftese i perdor gjestet per tu shprehur do te thote qe ka pervetesuar kodet e komunikimit. Femijet veprojne duke imituar, ecin duke pare te tjeret qe ecin dhe flasin duke perseritur fjalet e me te rriturve. Duhet ta stimuloni vazhdimisht. Kopshti ne te tilla raste eshte nje zgjidhje mjaft e mire sepse luan nje rol te rendesishem social, dhe gjuhesor sepse ekspozohet ndaj fjaleve te ndryshme, meson fjale te reja dhe familiarizohet me to. Gjithashtu ndihmon edhe ne socializimin me femijet e tjere. Pyete pediatrin tend nese anomalia ne zemer eshte me te vertete penguese ne frekuentimin e kopshtit. Je gjithmone e mirepritur per cdo dyshim dhe pyetje tjeter. Përgjigjja ime është: Po e kam pyetur edhe pediatrin me ka thëne qe nuk është për tu shqetësuar qe nuk flet, sepse zhvillimin e motorik e ka me te ngadaltë. Me dëgjua vajza dëgjon kur ajo dëshiron p.Sh kur ajo bene ndonjë problem unë e thërras ne emër ajo nuk kthen kokën fare por menjëherë si ti them asaj eja te dalim jashtë kthen kokën vjen me vrap nga unë dhe me kap për dore dhe shikon nga dera e hyrjes. Kur ajo dëshiron diçka zakonisht shkon edhe e merr vet ama kur nuk mundet me e marr atëherë ajo qan me kap për dore me qon te objekti qe ajo dëshiron edhe bene me gjest qe ti jap unë atë. Për kopsht kardiologu me ka thëne qe nuk është mire me e dergu sepse po te ndodh ndonjë rrëzim apo diçka qe mund ta shkaktoj gjakderdhjen e brendshme duhet menjëherë te operohet ose vije deri te ma e keqja. Desha te ceki edhe diçka se ka dëshirë te dëgjoje shume muzikë ne tv. Faleminderit paraprakisht e dashur gjithë te mirat për ju dhe familjen tuaj.

Puki Stina (11 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje e dashur!

Jemi duke folur per nje etape zhvillimi dhe pikerisht per kete duhet te merren parasysh edhe dallimet individuale.

Ekzistojne femije me zhvillim te parakohshem ashtu sic ekzistojne edhe femije qe fillojne e flasin me vone. Varet sic te thashe nga individi por edhe nga mjedisi dhe stimulimi qe merret brenda nje konteksti specifik zhvillimi. Perkufizohen si femije qe flasin vone ato femije qe kane nje zhvillim normal, intelektual, social dhe emocional, qe nuk kane deme neurologjike. Shume femije te moshes 2 vjec qe nuk flasin ose flasin pak, rreth 3 vjeteve rekuperojne shpejt.

Faktor stimulues eshte te komunikosh shume me femijen. Por kjo eshte e vlefshme per cdo moshe.

Lexoji shume perralla e tregime dhe mundohu ta aktivizosh ne dialog duke e pyetur per pjese te tregimit ose perralles.

Perdor fjale reale, te perdorshme gjate dites dhe jo fjale te trasformuara me perkedheli.

Emerto cdo gje me emrin e vet.

Mbaj gjithmone nje kontakt viziv kur flet.

Muzika ndihmon shume, kendo bashke me te.

Stimuloje te perdore fjalet, prit te kerkoje gjerat duke perdorur fjalet e duhura dhe mos u mjafto vetem me nje gjest edhe pse e ke kuptuar ate qe deshiron.

Dhe mbi te gjitha ki durim dhe mos u shqeteso.

Gjithe te mirat!

/komuniteti