Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Pse femiu im urinon ne rroba?

Pershendetje doktoresh, Kam femiun 2.5 vjet dhe ne moshen 2 vjeqare e ka hjek pampersin dhe vet ka shku ne oturak per ti kryer nevojat. Por tani tregon shume rradhe dhe lagen ne tesha, kur une i bertas ajo e ndin veten shume fajtore dhe fare nuk me shikon ne sy dhe afrohet e me perqafon e thote se ka harruar te tregoj. Kjo gje i ka ndodh ne kopesht para nje muaji nuk ka tregu dhe une kam fole shume me to i kam thane se duhet te tregoj, por tash ne kopesht tregon bile nuk urinon edhe kur eshte ne gjume diten. Por ne shtepi edhe pse shume mirem me te i foli shume por harron te tregoj. Ju lutem me tregoni se si duhet te sillem me femiun tim pasi qe eshte shume femi intelegjent dhe i ndjeshem?

Bubulina ** (11 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje Bubulina!

Nga nje dite ne tjetren femija fillon te beje gjera qe bente kur ishte me i vogel si te kerkoje serish biberonin, te urinoje ne rroba etj. Keto jane shembuj te nje regresioni. Kur femija i moshes 2, 3, 4 ose me shume vjet "kthehet mbrapa" thuhet se kthehet ne nje faze te meparshme zhvillimi, ku varesia nga prindi ishte me e larte dhe si rrjedhoje dhe kujdesi dhe vemendja qe merrte prej tyre. Kjo eshte e shpeshte sepse eshte nje nga mekanizmat mbrojtes te femijes per tu mbrojtur nga dicka qe ato e perjetojne si shqetesuese. Mund te jete nje faze rritjeje, nje situate e veshtire apo nje lodhje e pergjithshme.

Shkaqet e regresionit mund te jene te ndryshme, si ndryshim ne familje, veshtiresi ne ndarjen nga nena per te shkuar ne kopesht etj por nuk eshte e thene qe gjithmone te jete shqetesim sepse dhe zhvillimi nuk ndjek nje linje te drejte. Ka periudha ku femija ben progrese te shumta por ka edhe periudha ku ka nevoje per pushim, kerkon vemendjen e mamase.

Mos u alarmo por vezhgo dhe vlereso ate qe po ndodh rreth femijes.

Gjeja me e rendesishme eshte te mos fajesohet femija por te kuptosh cfare fshihet mbas ketyre sjelljeve, duke u munduar te kuptosh ate qe po provon e po ndjen por duke e adresuar ne nje sjellje te pershtatshme per moshen.

Gjetja e kompromiseve eshte nje gje e mire.

Duhet degjuar femija, te kuptosh cfare e tremb dhe cfare po perpiqet te komunikoje.

Ruaj qetesine dhe mos u zemero sepse kjo shton pasigurine tek femija.

Vemendja dhe perkedheljet i bejne mire sepse duke ditur se mami dhe babi e duan ndjehet me e sigurte.

Edhe perrallat dhe tregimet me histori ose teme te ngjashme me problemin e ndihmojne per te perballuar tensionet dhe friken e pashprehur.

Mundohu te besh sa me te rehatshem dhe me gazmor ambientin ku femija urinon (per shembull nese urinon tek uturaku ne banje vendos nje tapet me ngjyra dhe vendosi lodrat e saj te preferuara aty.

Mbaj nje sjellje qe transmeton siguri, nje klime pozitive ku femija nuk qortohet (por mos e anashkalo problemin, shpjegoji se kjo eshte nje gje qe ndodh dhe do mesoje vete avash avash ta kontrolloje).

Inkurajoje per sukseset qe arrin.

Te uroj gjithe te mirat!

/komuniteti