Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Harresa pas lindjes, cfare me keshilloni?

Kam probleme me harresen dhe kjo me ndodh qe pas lindjes. Kur dua te bej ose te marr dikund dicka kur te shkoj aty harroj per cfar kam shkuar. Kam lexuar qe eshte normale te shfaqet harresa pas lindjes por djali po I ben 8 muaj dhe une ende vuaj nga harresa. Ne fillim nuk e vereja kaq shume ndersa kohet e fundit po. Cfar me keshilloni te bej, ndonje vizit apo trajtim mjekesor se vertet kam filluar te brengosem. Falemnderit

(11 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje e dashur!

Harresa pas lindjes eshte nje fenomen i njohur.Eshte normale deri ne 3 muaj pas lindjes por mund te zgjase edhe me shume sepse truri do me shume kohe per te marre veten nga ndryshimet hormonale.Por mund edhe te ndodhe nga fakti qe prioritetet e gruas ndryshojne pas lindjes,jane te perqendruara ekskluzivisht tek nevojat e femijes dhe nuk i kushtojne rendesi gjerave te tjera,dhe duke mos i kushtuar rendesi gjerat harrohen.Mundohu gjithmone qe nje pune qe duhet te besh,ta besh gjithmone ne cast pa thene do e bej me vone,dhe fillo e mbaj nje si tip ditari ose blloku ku shenon gjerat qe duhen bere.

Te uroj gjithe te mirat!

/komuniteti