Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Femiu autist

Pershendetje doktoresh djali i kunates sime ka tre vjet e gysem mirepo ende nnuk po flet ndoshta rall ndonje fjal,babin e ka turk kurse nenen shqiptare,i flet disa fjal turqisht e dia fjal shqip por rall,tani ka filluar edhe ti harroj me i vogel me shum dinte fjal se sa tash,prinderit e derguan tek nje profesor univerziteti ne shkup,dhe ne baz te simtomeve,gjesteve qe i kishin treguar,ai doktori ju kishte thene se femiu eshte autist,pyetja ime eshte nese ka mundesi te me shpjegoni pak per ket sindrom dhe se ne rast se e ka ket sindrom me intereson se kur te rritet ky femi si do te jet,si do te jet e ardhmja e tij ,jet a e tij si do te rrjedh,ju fleminderit cdo te mir.

A. F. (10 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje Arijeta!

Autizmi eshte nje crregullim qe ndikon ne komunikimin dhe nderveprimin me te tjeret.Gjendja ndryshon nga shume e rende ,me veshtiresi serioze ne te nxene dhe paaftesi ekstreme,ne nje gjendje me te lehte me nivel inteligjence normal ose te larte por me pasoja te tjera.Pjesa me e madhe paraqet aftesi intelektuale te kufizuara.Zhvillimi i gjuhes ndryshon.Disa persona edhe pse kane aftesi te mira verbale kane veshtiresi ne bisede,ndersa pjesa me e madhe e personave me autizem klasik nuk flet.Jane ipersensibel ndaj zhurmave,drites.

Eshte nje crregullim me origjine organike qe ndikon ne zhvillimin e trurit.Paraqet veshtiresi ne tre fusha:

-Probleme ne nderveprim

Mund te mos pergjigjet kur i therret ne emer,evitojne shikimin sy me sy.Shpesh nuk kuptojne gjestet,tonet e zerit,mimiken dhe emocionet.Ndonjehere kane tendenca agresive,sidomos ne ambjente te pazakonshme dhe me zhurme.

-Probleme ne komunikim

Me shume se gjysma nuk eshte ne gjendje te flase ose e fitojne vone kete aftesi.Flasin ne veten e trete.Disa shprehen me nje fjale te vetme,disa perserisin te njejten fraze.Kane probleme me te kuptuarin ne fushen e komunikimit pavaresisht nga aftesia e secilit per tu shprehur verbalisht.

-Probleme ne sjellje

Levizje perseritese,sjellje autoagresive qe vine nga veshtiresia ne komunikim ose nga veshtiresia e te kuptuarit te ambjentit.

Eshte i rendesishem diagnostikimi i shpejte sepse ndikon ne permiresimin e kualitetit te jetes.

Nuk ekziston ndonje kure specifike akoma.Duhen nderhyrje qe te trajtojne te tre fushat e prekura,nderhyrje edukative dhe ne sjellje qe ndihmojne ne permiresimin e aftesise ne te nxene,komunikimin dhe nderveprimin.

Pjesa me e madhe ka nevoje gjithmone per supervizim te vazhdueshem gjate gjithe jetes.

Ju keshilloj ta dergoni dhe te konsultoheni me nje terapist zhvillimi sepse sic ju thashe edhe me siper nje diagnostikim sa me i shpejte ndikon ne kualitetin e jetes.

Gjithe te mirat!

/komuniteti