Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

E folura

Pershendetje. Djali im eshte 18 muajsh dhe eshte nje femij shum i zhdervjellet gjate gjithe kohes eshte ne levizje rralle her ndodh qe te qendroj me shume se 5 min ulur,kupton cdo gje qe i themi apo ndodh pereth por ende nuk ka filluar te flasi disa fjale i ka thene nganjeher dhe me si ka perseritur pevec mama baba vetem gjera te pakuptimta thot.do doja te dija sugjerimin tuaj ta drejtoj ne specialist apo eshte ende eret per tu bere merak?

Fabiola Skreli (6 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje Fabiola!

Me thua se djali i kupton te gjitha cfare i thoni. I pergjigjet kerkesa te thjeshta si per shembull "Me jep ate lodren" apo me trego x gje ku eshte? Degjon mire? Nese nuk ka probleme te tjera fakti qe thote pak fjale mund te jete normal. Stimulojeni shume, flisni shume me te ne menyre korrekte qe te memorizoje fjalet. Shikojeni dhe ndiqni me kujdes progreset qe ben. Nese ato jane te pakta atehere ju duhet te drejtoheni tek nje specialist. Femijet nuk jane te ngjashem dhe dikush flet me heret e dikush me vone.

Ju uroj gjithe te mirat!

/komuniteti