Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Si sherohet (Depression) ankthi, frika shpirterore?

Pershendetje eshte 1 rast i rende qe vuan nga depressioni, ankthi, frika shpirterore, a eshte kjo semundje e sheruar si trajtohet dhe pacjenti ka perdor lorazepam 1mg tani eshte e varur nga ky ilac, cfare rekomandoni ju dhe ka 7 jave qe vuan nga kjo semundje ka mendime negative per veten dhe frike per femije, sa mund te zgjas kjo dhe cilat jane shkaktaret e semundjes? ju lutem nese ka mundesi pergj. ju falimnderit.

(6 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje!

Me thoni qe ka thjesht 7 jave. Atehere ka 7 jave qe i jane shfaqur simptomat apo ka 7 jave qe ka filluar mjekimin? Krahas mjekimit mund te kete nevoje edhe per psikoterapi. Nuk di cfare te te them me shume sepse kam shume pak informacion mbi gjendjen. Pse kane lindur keto simptoma, si jane shfaqur, jane shfaqur ne fillim ne forme te lehte dhe jane renduar me kalimin e kohes apo jane shfaqur direkt ne menyre te vrullshme?

Gjithsesi te keshillohet me nje specialist sa me shpejt.

Gjithe te mirat!

bjanka (4 vite më parë)
pershendetje dr.dorina me fal po nqs simptomat e ankthit jan shfaqur ne forme te lehte e tani kan kaluar shum kohe e jan renduar si mund ti mjekojm?a esht kjo semundje e pasherueshme sepse nuk di ku te konsultohem..dhe personi qe i ka kto ankthe nuk pranon as te vizitohet,cfare ilacesh mund te perdoren?

/komuniteti