Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

A ndikon stresi ne shtimin e peshes?

Pershendetj,shpresoj te jeni mire e nderuar,desha te ju pyes nese stresi,merzija dhe nervoza a ndikojn ne shtimin e peshes te disa persona?sidomos mbas lindjes. Cdo te mire

Lume Lume (10 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje Lume!

Qe stresi eshte i demshem e dime te gjithe.

Por stresi ne vetvete nuk ndikon ne shtimin ne peshe. Por ne disa persona pergjigja ndaj stresit mund te gjeje ngushellim me ane te se ngrenes qe con detyrimisht ne shtimin ne peshe. Por edhe ne kete rast behet fjale per nje gjendje stresuese te zgjatur ne kohe, te perditshme le te themi. Tani, lindja e femijes mun te ndikoje. Me lindjen e femijes ritmet e gjumit dhe aktivitetet e perditshme ndryshojne dhe keto mund te shkaktojne stres i cili influencon gjumin duke bere qe organizmi te mos pushoje mire, ashtu sic duhet dhe nuk arrin te djege energjine e duhur. Stresi sjell nje tretje jo te mire te ushqimit dhe nje metabolizem shume me te ngadalte. Te gjitha keto ndikojne ne shtimin ne peshe.

Mundohu ta largosh stresin duke bere sa me shume aktivitete fizik,nese e ke te mundur.

Gjithe te mirat!

/komuniteti