Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Rreth ndikimit tone ne fetus

Cka duhet te veprohet ma me pergjegjshmeri ne menyre qe te mos ndikojme formim te personalitetit tek fetusi yne?

Adlie Morina (10 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje e dashur!

Karakteri i cdo personi formohet fale kombinimit te aspekteve gjenetike, mjedisore, kulturale, te marredhenieve me te tjeret dhe emotive. Te gjithe kemi ne trashegimine gjenetike, predispoziten e lindur per nje tipar karakterial te caktuar dhe kjo vihet re qe perpara lindjes, ka femije shume te levizshem dhe te tjere shume te qete. Ne kete faze eshte mamaja qe me gjendjet e saj shpirterore dhe aktivitetet e perditshme, influencon femijen.

Por duhet bere dallimi midis temperamentit, karakterit dhe personalitetit.

Temperamenti permban aspektet e lindura, gjenetike. Karakteri formohet kryesisht nga ambienti kurse personaliteti eshte imazhi qe kemi ndaj vetes dhe imazhi qe i trasmetojme te tjereve. Personaliteti eshte kombinim i temperamentit dhe karakterit. Pra ne personalitet ndikojne faktoret mjedisore, afektive, edukative, marredheniet me te tjeret, te gjitha te lidhura me eksperiencat e jetes qe karakterizojne zhvillimin e tij.

Keshtu e dashur specialistet e fushes i keshillojne prinderit te jetojne nje shtatzeni sa me te ndergjegjshme dhe pozitive qe te favorizoje zhvillimin fizik dhe psikik te femijes, ne menyre qe ato te jene sa me te shendetshem dhe sa me ne harmoni.

Dialogu fetus-nene karakterizohet nga emocione te ndryshme, negative, pozitive ose te dyja bashke. Ky dialog perben nje marredhenie afektive qe influencon me vone femijen sepse fetusi memorizon ate qe mamaja i trasmeton. Nuk dihet se si ndodh kjo por eshte e vertete qe ekziston nje dialog, ndoshta ne saje te mendimeve, ose te fjaleve por gjithmone si baze ka emocionet.

Prandaj klima afektive ne familje perben nje kusht fondamental per nje zhvillim psikoemotiv te ekuilibruar te femijes. Nese fetusi e percepton veten si te deshiruar, do te kemi nje femije me besim ne vetvete dhe me autostime me te larte.

Gjithsesi e dashur te rekomandoj te jetosh kete shtatzeni me te gjitha emocionet qe te sjell, te jesh sa me e qete, sepse sic te thashe edhe me siper personaliteti formohet nga shume faktore te jashtem.

Te uroj gjithe te mirat!

/komuniteti