Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Femiju kryeneq
Pershendetje dr

Kam nje vazje 30 muajshe.Deri me tash ka qene mrekullia vet femije i bekuar shume e urte.Tash kohet e fundit qe 2-3 muajt e fundit eshte tjetersuar.Eshte shume kryeneqe nuk mund as ta vesh as ta pastroj as ta ushqej pa qare..Don te vishet vet te haje vet..Don te beje qka don edhe si don vet..Jam ne hall te madh.
Te lutem tregom a eshte normale kjo gjendje e saj a eshte normale per moshen qe ka..
Shqipe Salihu (10 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje Shqipe!

Pa problem...eshte mese normale si gjendje.Ne kete moshe fillon periudha e "jo-ve" me kriza te qarash,ulerima,teka.Eshte normale per femijet por e lodhshme per prinderit.Femija meson te afirmoje vullnetin e tij dhe tekat jane tentativa e pare per ta bere.Sjellja e qete eshte me e mira ne keto raste.Mos i merrni ulerimat,te bertiturat,tekat etj si personale.Kur femija thote jo zakonisht do te thote" a je e sigurte qe duhet ta bej kete gje?".JO-te i duhen per te zhvilluar identitetin dhe autonomine.Mundohuni ta merrni sa me qete dhe lehtshem.Mos e denoni por jepini alternativa te tipit "do te hash kete apo ate,do te lush me kete apo ate,do ta besh ti apo une ".Nese femija gjendet para mundesise se zgjedhjes permbush disa hapa te mire drejt bashkepunimit.Por disa rregulla nuk duhen diskutuar dhe per to nuk ka alternativa si per shembull situata qe vene ne rrezik femijen,orari i gjumit e rregulla te tjera si keto.Beni kujdes ne formulimin e kerkesave.Evito kerkesat si shko ne krevat dhe formuloji ndryshe si pershembull "me vjen keq por duhet te flesh".Evitoni jo-te e prera por thoni me vjen keq nuk eshte e mundur.

Dhe mbi te gjitha beni durim.

Ju uroj gjithe te mirat e dashur!!!

Nora Aliu (9 vite më parë)
Kshillat e tua dr me ndihmuna edhe mu ju faliminderit

/komuniteti