Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Djali flet vet me vete

Pershendetje Kam djalin 5 vjeq, ne pergjithesi gjate femijerise ka qene femije i qete dhe shume i zgjuar,ka talent per muziken,i percepton gjerat shume shpejt.Por halli im eshte ketu,ka gjysme viti pothuajee qe here pas here djali flet vet me vete,p.sh.nese une i shpjegoj diqka si vetura kalon ne komunikacion,duhet te shikojme rrugen etj,kur bie te fleje flet keshtu: vetura,komunikacioni,rrezik etj,ne nje menyre duke shtjelluar problemin.Nuk flet me vete si bashkebisedim,por me shume si shpjegim.Djali shkon ne qerdhe,tani parashkollor,mirepo eshte mjaft i qete ne qerdhe,p.sh.nese ky shkon te nje loder,e ja kerkon tjetri,ky ja leshon rrugen dhe ja jep,ndoshta ketu kam pakfaj edhe vet,se vazhdimisht jam munduar ti mesoj miresjelljen,ndersa ne shtepi,din te behet me agresiv per gjerat e veta. Falemnderit paraprakisht per keshillat tuaja.

Arta V (9 vite më parë)

Blerina Halilaj - psikologe
Psikologu përgjigjet
Blerina Halilaj

Pershendetje e dashur,

Ne psikologji ka nje term te veqante per te pershkruar kete, eshte fjalimi privat (privat speech) qe ndodh te femijet e moshes prej 2 deri 7 vjet dhe kjo konsiderohet si pjese e zhvillimi normal te femijet. Ka prespektiva te ndryshme ne shpjegimin e fjalimit privat nga studiues ne psikologjine zhvillimore. Kryesisht studiusit kane verejtur nje lidhjen pozitive midis perdorimit te folurit private te femijeve dhe performancen e tyre ne detyra dhe arritje, gjithashtu eshte vu ne dukje se kur femijet fillojne shkollen perdorimi i te folurit privat zvogelohet.

Benefitet ne aspektin e vete-rregullimit te sjelljes dhe emocioneve eshte qe shpesh femijet perdorin te folurit privat per te drejtuar me mire vetveten lidhur me kerkesat ne ambientin ku ndodhet. Po ashtu marredhenia ne mes te folurit privat dhe vete-rregullimit te sjelles eshte demonstruar kur pyesim femiun per te bere detyrat me te veshtira, ose kur kërkohet te bejne detyrat pa ndihmen e nje mesuesi apo prind, me fjale te tjera në rrethana kur vete-rregullimi i sjelles eshte i nevojshem për nje femije të vogel, femijet kane me shume gjasa qe te perdorin te folurit privat.

Fjalimi privat perdoret nga femijet ne menyre spontane dhe eshte nje strategji e te mesuarit per te permirsuar memorien. Per shembull, nje femije mund te perseris një rregull apo tregim ose ngjarje të tij- vetem ne menyre qe te mbaj mend ate.

Aspekti qe ju duhet pasur kujdes eshte qe shpesh femijet qe perdorin te folurit privat mund te mos kuptohen nga bashkmoshataret e tij dhe ne aspektin e socializimit mund ta beje te ndihet jo mire, prandaj eshte mire te bisedoni edhe me edukatoret per kete.

Ju edhe vete e keni pershkruar djalin tuaj te jete i qete, i zgjuar dhe shume i talentuar prandaj uroj qe kete zgjuarsi dhe talent te zhvilloj me shume sukses.

Ju pershenders ngrohtesisht

/komuniteti