Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Vajza ime nuk eshte mire qe nga shtatzenia ime!

Pershendetje ..problemi im eshte qe prej mbeta shtazane vajza vuan shume eshte vetem 2vjet e gjysme tash jam 9muaj shtazane ..vajza ime as nuk don te lahet as kurrr nuk han buk eshte shum nervoze qane naten friksohet shume vetem qumshtin e pin me te eshte duke e mbajtur shpirtin ..qanten qe e kam pregaditur per veti ne spital e ka mar vajza e qante i ka shpernda veshjet e bebes duke e thene keto jane te mijat ..ka do raste qe edhe ne bark ma mshon ose i thot burrit tim mbytja beben mamit a ka do raste qe ma perqaafon barkun ..por ne pergjithsi vajza jone ka ndryshuar ne menyre drastike nuk eshte fare mir kshtu ska qene ka qene femi i gjall e dashur tash shum e eger ju lutem me tregoni qka te bej me kete gjendjen e saj se shume po vuaj kur pe shoh kshtu ju falenderoj nga zemra

Gentiana Morina- Rukovci (2 vite më parë)

Blerina Halilaj - psikologe
Psikologu përgjigjet
Blerina Halilaj

Pershendetje Genta,

Faleminderit qe keni ndare me ne brengen tuaj, fillimisht uroje te keni shtatzani te mbare dhe lindje te lehte, sigurisht qe ardhja e femijeve ne jete sjelle gezim te madhe ne familje, por femijet ne veqanti nese eshte I pari mund te perjetojne me ndryshe sidomos kur eshte ne moshen 2 vjeq e gjysme 3, ku femijet mund te sjellen si me te vegjel dhe te bejne veprime te tilla si duan te shtrihen ne karroce ose duan te pine biberon apo behen nervoz, agresive duke dashur te lendojne beben.

Xhelozia tek femijet eshte normale. Vajza juaj eshte mesuar te kete vemendjen dhe kur papritur kupton qe kete vemendje do ta ndaje me dike tjeter ne kete moshe per femijet eshte e veshtire te kuptojne kete si koncept pra ndarjen se nenes se tyre me nje tjeter bebe.

Prandaj eshte shume e rendesishme te pergatisini vajzen tuaj perpara se femija tjeter te vije ne jete. Eshte mire qe t’i tregohet se do te shtohet familja, qe do të kete nje detyre të rendesishme ne perkujdesjen dhe rritjen e vellait ose motres,preferohet ti lexoni tregime me tema te tilla,kur vajza juaj perqafon brakun shperbleje dhe inkurajoje.

Perfshijeni vajzen tuaj ne perkujdesjen e femijes se vogel duke I nda detyra te lehta pasi keshtu e bene te ndihet e rendesishme psh. tani ose pasi te lind bebja kur te pastroni femiun ftoje vajzen qe te ndihmoj per ti perzgjedh cilat rroba tia vishni psh. Keto me ngjyre te kalter apo ngjyre te verdh?, ose gjate larjes ajo do tia pastroj kembet keshtu ajo do te ndihet e rendesishme dhe kjo ta ndihmoj te tejkaloj xhelozin.

Sigurisht qe ju prinderit duhet të keni rolin kryesor qe vajza juaj si femija i pare te mos ndihet jashte vëmendjes. Eshte e rendesishme qe te shpenzoni kohe vetem me vajzen tuaj. T’i lexoje nje liber, te luani ndonje loje te saj te preferuar, te beni nje shetitje te shkurter etj, Keshtu vajza juaj nuk do ndihet me pak e rendesishme.

Ju pershendes ngrohtesisht.

Gentiana Morina- Rukovci (1 vite më parë)
Ju falenderoj shume shume ?