Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-stomatologun

Pastrimi/larja e dhembeve

Prej ciles moshe eshte e preferuar te fillohet me pastrimin e dhembeve te foshnjave? Cfare paste te dhembeve duhet perdoruar per foshnja? Falemnderit paraprakisht.

Vjollca Ibrahimi (11 vite më parë)

Dr. Renata Pulja - mjeke - stomatologe
Stomatologu përgjigjet
Dr. Renata Pulja

Përshëndetje Vjollca,

Tek bebi vendet e dhëmbëve fillojnë të krijohen që pa lindur fëmija. Më vonë fillon zmadhimi i këtyre vendeve, deri kur në muajt e parë të jetës dhëmbët fillojnë të dalin. Pra pikërisht momenti i daljes së dhëmbëve tek fëmijët është dhe momenti më i preferuar për pastrimin e dhëmbëve. Gjithashtu në këtë periudhë mund të kryhet dhe vizita e parë tek mjeku stomatolog. Nga mosha 6 – 18 muajshe është e këshillueshme që bebit ti pastrohen butësisht dhëmbët, pa e dëmtuar atë. Kjo mund të kryhet nëpërmjet një garze duke përdorur gishtat. Më vonë këshillohet familjarizimi i bebit me furçat e dhëmbeve. Kjo mund të arrihet nëpërmjet lojrave të ndryshme si dhe furçave shumë ngjyrshe me figura që e tërheqin atë, në mënyrë që bebi të mos ketë frikë prej tyre. Prej moshës 18-24 muajshe është e preferueshme përdorimi i furçave me fije të buta. Mundohu që këtë ta kryesh duke luajtur me fëmijën tuaj. Dhe mbas moshës 24 muajshe fëmijës duhet ti mësohet përdorimi i furçës duke përdorur gjithashtu pasta dhëmbësh të pasura me fluor të përshtatshme për fëmijët.

Gjithë të mirat.

/komuniteti