Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-stomatologun

Çfare te bej me dhembet e qumeshtit te prishur te djalit?

Pershendetje Djali im eshte tani 3 vjeç, mirepo dhembet ne nofullen lart duke i dale, ju kane prishur te gjithe, ndersa poshte i ka te prishur 3 dhembe, perveq kater dhembeve te perparme qe i ka ne rregull. Une e kam vizituar te mjeku, dhe me thote te presim deri sa ti nderrohen, por atij here pas here po i mbledhin qelb, dhe ka shume dhimbje, si dhe ka veshtiresi ne ushqim, nuk mund te haje te gjitha ushqimet qe i hane moshataret e tij. Me kane thene qe duhet ti jap tableta hekuri para se ti dalin dhembet tjere, mirepo nuk e di as kur te filloj, as si t'ja bej. Jam ne hall.

Arta V (11 vite më parë)

Dr. Renata Pulja - mjeke - stomatologe
Stomatologu përgjigjet
Dr. Renata Pulja

Përshëndetje Arta,

Po të rekomadoj disa këshilla praktike të cilat do ta ndihmonin fëmijën tuaj të qetësohej nga shqetësimi që ka. Panvarësisht se fëmijës suaj i kanë dalë tashmë dhëmbët, rekomadohet që ju t`ia pastroni ato duke përdorur garza. Këtë duhet ta bëni butësisht pa e lënduar fëmijën. Gjatë këtij pastrimi mund të ndodh që fëmija të ketë gjakderdhje nga dhëmbët. Kjo është normale dhe mos e ndërprisni pastrimin. Pastrimin me garzë duhet ta vazhdoni derisa fëmijës suaj t`i qetësohen mishrat e dhëmbeve. Më pas këshillohet përdorimi i furçave me fije të buta, dhe pastave të dhëmbëve të pasura me fluor. Gjithashtu jepini fëmijës dhe sasi fluori me tableta ose me pika për mosha të caktuara, të cilat mund të gjenden në farmaci. Përsa i përket qelbit që mblidhet tek dhëmbët do të ishte e rekomandueshme trajtimi i tyre tek mjeku stomatolog, pa ja hequr dhëmbët fëmijës deri sa ato të fillojnë të lëvizin vet. Heqja e tyre përpara kësaj periudhe do të shkaktonte probleme tek dhëmbët e përhershëm të fëmijës. Ndërsa tabletat e hekurit, përdoren zakonisht kur fëmija ka ose dyshohet për sëmundjen e anemisë së gjakut. Një konsultim me mjekun do të ishte e përshtatshme.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti