Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-stomatologun

Heqja e gureve ne dhembe

Pershendehte dhe mire se erdhet ne kete faqe. Jeni shume e mirepritur dhe kam shume nder te madh per juve. Pyetja ime eshte kjo. Jam nje 20 vjeqare dhe mbas lindjes nuk jam kujdes shume per dhembet, kam pire shume caj rusi (caj te zi) per shkak qe te kem qumesht gjiri me shume dhe tani kane fillu te me krijohen gure ne dhembe ama shume pak jo edhe shume. Por po dua te dije a ben ti pastroje sepse disa me kritikojne qe mos ti pastroj se jam e re dhe te pres edhe pak... cfare me keshilloni ju?

(11 vite më parë)

Dr. Renata Pulja - mjeke - stomatologe
Stomatologu përgjigjet
Dr. Renata Pulja

Përshëndetje Lavdije,

Duhet të dish se shkak i shumë sëmundjeve dentare janë gurrëzat dhe pllakat dentare. Gurrëzat dhe pllakat dentare formohen nga bashkimi i bakterieve me ushqimin dhe pështymen. Keto më pas ngjiten në smaltin e dhëmbit. Me kalimin e kohës krijojnë irritim të mishrave të dhëmbëve për të kaluar më pas dhe në sëmundjet periodontale dhe krijimin e kariesit tek dhëmbët. Mos mbajtia e higjenës së gojës është faktori më i rëndësishëm në krijimin e tyre. Do tju këshilloja të fillonit të ruanit higjenën e gojes, duke filluar me larjen e dhëmbëve së paku dy herë në dite, dhe pastrimin e hapsirave midis dhëmbëve pas çdo vakti me fije dentare. Në moshën që ju jeni nuk është aspak herët për të pastruar gurrëzat apo pllakat dentare. Ndaj do të këshilloja të drejtohesh sa më shpejt tek mjeku stomatolog për të bërë një kontroll të plotë të gjendjes së dhëmbëve tuaj dhe sigurisht pastrim të gurrëzave dhe pllakave dentare.

Gjithë të mirat

/komuniteti