Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-stomatologun

Pasta e dhembeve te bebi

Pershendetje, kam djalin 10 muaj dhe i ka 4 dhembe, kam fillu tja pastroj me brushe e paste po ky pasten po e gelltit, a eshte e demshme pasta? cdo dite e gelltit pasten! ju pershendes...

(11 vite më parë)

Dr. Renata Pulja - mjeke - stomatologe
Stomatologu përgjigjet
Dr. Renata Pulja

Përshëndetje Edita,

Përdorimi i furçës dhe pastës së dhëmbëve tek foshnja 10 muajshe, nuk është i rekomandueshëm. Gëlltitja e pastës nuk përbën problem për të. Por duhet të filloni t`i pastroni fëmijës dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve duke përdorur garzë. Këtë kryeje lehtësisht pa e lënduar fëmijën, deri në moshën 18 muajshe. Më pas fillo përdorimin e furçave me fije të buta deri sa fëmija të ketë mbushur 24 muaj. Mbas kësaj moshe fëmijës duhet ti mësoni të përdori vet furçën e dhëmbëve si dhe fillo të përdorësh për të pasta të pasura me fluor.

Gjithë të mirat.

Elinda Kryeziu (11 vite më parë)
Pershendetje Dr.Renata, me beri pershtypje shum pergjigja juaj sa i peret brushes/furces dhe pastes. Ketu ne shtetin ku jetoj une (Finland) dhe ne mbar Skandinavin, qe nga dita kur bebit i del dhembi i par ne keshilltore te japin brushen per moshen 0-2vjet, qe do te thot eshte rekomandim ti pastrrosh me brush dhembet (shum leht) si dhe pasten do blesh vet ose te japin dhe ate qe eshte e rekomanduar per moshen 0-2 vjeqare. A do thot qe femiu im ka 9,5 muaj dhe i kam perdor qe nga fillimi i daljes se dhembeve kete metod, qe eshte rekomandim i gabueshem??
ola (11 vite më parë)
me falni si ja beni per te nxjerr mesazhin qe shkruaj te dal ne faqe te dr Renata? ju lutem me ktheni nje pergjigje ju flnd
(11 vite më parë)
Ju falenderoj shummmm per pergjegjjen dr.Renata..Pershendetje.

/komuniteti