Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-stomatologun

Dhembi i qumeshtit

Pershendetje, dhe urime per prezantimin a juaj duke na dale ne ndihem me pergjegjejet e juaja. Kam nje pyetje, a eshte e mundur qe dhembi i qumeshtit mos te heqet pse kalon femijeria dhe dalin dhembet normal, sepse jam konfuze kur degjoje nga disa qe thone ende s'me ka ra dhembi i qumeshtit... do te thote a egzsiston mundesia dhe nese po atehere si duhet bere? ju faliminderit per mirekuptim.

L.i.r.i ... (11 vite më parë)

Dr. Renata Pulja - mjeke - stomatologe
Stomatologu përgjigjet
Dr. Renata Pulja

Përshëndetje Liris,

Po, mundësia që dhëmbët e qumeshtit të mos bien edhe pse ka kaluar fëmijëria, egziston. Në të tilla raste këshillohet kryerja e grafisë së dhëmbëve për të vlerësuar gjëndjen të cilën ndodhen dhëmbët e përhershëm që do të dalin më pas. Të këshilloj të drejtohesh tek mjeku stomatolog për të vlerësuar situatën dhe për të ndërmarrë hapat e nevojshme mbi këtë problem.

Gjithë të mirat.

L.i.r.i ... (11 vite më parë)
Ilda,me fal se nuk e kam par qe ke shkruar:-(....po me vinte interesant kur degjoja nga disa se ekan dhembin e femijetis(qumshtit)ende.....po qenka e vertet...shum mire qe ti e ke kaluar mire sepse disa ishin te detyruar me heq me operacion..te pershendes...
Ilda Shyle (11 vite më parë)
Pershendetje Liris-A, une jam nje shembull qe dhembi i qumeshtit me ka rene ne moshen 22 vjece dhe me ka dale tjetri i rregullt dhe pa probleme, dukesha shume qesharake qe ne ate moshe isha me kica ne goje :) :)

/komuniteti