Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-stomatologun

Dhembja e dhëmbit

Pershendetje Doktoresh Une gjat kohes sa isha shtatzene kam rregulluar nje dhemb me rekomandim te mjekut.Ne muajin e 5te, gjat fotografimit Stomatologja siper barkut me dha nje jelek kunder rrezeve.at dhembin qe e mbusha Gjoja se stomatolog-ja e ka mbyt nervin Po gjat pastrimit me fije dentare e kam ngacmu dhembin qe e kam mbushur tash gjat ngrenies se ushqimit kam shume dhimbje a eshte e mundur qe nervin nuk eka mbyt Hiq se kom teper dhimbje per ni dit ma ka grry dhe ma ka mbush. Pyetja tjeter eshte kjo:Kesh para 1 muaji ne vizit te Stomatolgu dhe dhemballa e siperme ne anen e djathte ka dal pa problem ndersa posht me eshte care mishi dhe kam shume dhimbje mjeku me tha qe duhet te behet nje fotografim i thell se osht tu dal ka pjesa e faqes nuk osht tu dal drejt Dhe ne anen e Majt skan filluar akoma te dalin. A duhet patjeter me i hjek dhemballet se shkaktojn deformim te dhembet e tjer Pres pergjigjjen Mbeteni e pershendetur nga ana Ime

Linda Al-su (11 vite më parë)

Dr. Renata Pulja - mjeke - stomatologe
Stomatologu përgjigjet
Dr. Renata Pulja

Përshëndetje Linda,

Përsa i përket pyetjes së parë. Mbushja e një dhëmbi edhe përse mund të jetë me heqie të nervit, mund të përfundoj dhe brënda një dite. Dhimbja që ju ndjeni gjatë të ngrënit mund të shkaktohet nga mbetjet ushqimore të cilat mbesin në mes të dhmëbëve dhe ngacmojnë mishrat e tyre. Në rastë se pas të ngrënit i pastron dhëmbët me fije dentare, dhe dhimbja nuk largohet atëherë do të rekomandoja të kryeje një grafi për të kontrolluar ecurinë e mbushjes së dhëmbit.

Përsa i përket pyetjes së dytë. Në të gjitha rastet kur dhëmballët e pjekurisë shfaqin anomali të tilla duhet bërë heqja e tyre, për të mos shkaktuar dëmtime të dhëmbëve të tjerë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti