Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-stomatologun

Dhimbja e tere dhembeve!

Prsh doktoreshe! Ne dukje dhembet e mi duken shume mire. Gjate peridhes se ovulacionit kam dhimbje te tere dhembeve. Kjo zgjat deri ne 2 jave. Nuk kane efekt as preparatet farmaceutike. Stomatologu vetem pastron dhembet. Dhimbja eshte e tmerrshme! Ju lutem me tregoni cfare mund te jete? Cka me rekomandoni qe te qetesoj "flakerimin e dhembeve"?

Dona Gashi (11 vite më parë)

Dr. Renata Pulja - mjeke - stomatologe
Stomatologu përgjigjet
Dr. Renata Pulja

Përshëndetje Dora,

Gjatë periudhës së ovulacionit në organizmin e gruas ndodhin ndryshime hormonale. Këto ndryshime krijojnë mundësi që mishrat e dhëmbëve të ushqehen me një sasi më të shtuar gjaku. Kjo bën që ato të skuqen, fryhen dhe të shkaktojnë ndjenjën e djegies në gojë . Si mjeke stomatologe të rekomandoj që gjatë kësaj periudhe të përdorësh solucione shplarëse desinfektante (eludril është një prej tyre). Zgjidhjen e plotë të këtij problemi do ta jap keshillimi me mjekun gjinekolog i cili mund të rekomandojë një trajtim specifik me hormone që të mos kesh më këtë shqetësim.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti