Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-stomatologun

Ndryshimi i ngjyres se dhembeve te djali 9 muajsh

E nderuar stomatologe, kam djalin 9 muajsh e gjysme, qe ne muajin e 5-te i kane filluar dalja e dhembeve, tani ka 6 dhembe te dal ne siperfaqe. Shqetesimi im eshte se qe para nja jave kane filluar te i behen dhembet nga e bardha si ne ngjyre kafe, cfare mund te jete kjo? Ju faleminderit paraprakisht!

Fatmire Shala-kastrati (11 vite më parë)

Dr. Renata Pulja - mjeke - stomatologe
Stomatologu përgjigjet
Dr. Renata Pulja

Përshëndetje Fatmire,

Fëmijët në këtë moshë kanë dhëmbë shumë të ndjeshëm. Higjena e gojës për to është e domosdoshme. Ngjyrimi që po më thua mund të vij si pasojë e mos pastrimit të mirë të tyre. Kjo bën që dhëmbët të krijojnë pllaka dentare të cilat krijohen nga mbetjet ushqimore. Do të këshilloja ti pastronit dhëmbët e fëmijës suaj me garzë shumë pak të lagur, pasi kjo do të ndihmojë në pastrimin e tyre. Nëse do të vini re se ngjyra vazhdon të jetë e njëjtë atëherë do të këshilloja të drejtoheshit tek mjeku stomatolog.

Gjithë të mirat.

/komuniteti