Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-stomatologun

Si ta bej djalin tim ti pastroje dhembet?

Pershendetje dhe mireseerdhet Dr. Ujkani. Une kam problem me djalin tim dy vjec e gjysem, nuk do ti pastroje dhembet, e merr brushen ben kinse i pastron po nuk eshte pastrim i duhur. Ju lutem me udhezoni se si ta gjej menyren qe ta bej ti pastroje dhembet. Ju flm shume.

Joana Bejta (9 vite më parë)

Dr. Xheladin Sh. Ujkani - stomatolog
Stomatologu përgjigjet
Dr. Xheladin Sh. Ujkani

Përshëndetje e shume falemnderit e nderuara Znj. Bejta,

E mira e gjithë kësaj pune është se djali juaj, megjithatë e ka dëshirën-vullnetin për ti pastruar dhëmbët. Kjo është shumë e rëndësishme për moshën që ka. Për ta motivuar edhe më tepër, mundohuni që pastrimin e dhëmbëve ta bëni së bashku në të njëjtën kohë, sidomos në mëngjes dhe në mbrëmje para gjumit. Po ashtu ndihmoni gjatë pastrimit të sipërfaqeve kafshuese të dhëmbëve të sipërm dhe të poshtëm, me lëvizjet para-pas.

Për më shumë informata për shëndetin e dhëmbëve dhe të gojës, për ushqimet e shëndetshme e të dëmshme për dhëmbët, për mënyrën e drejtë e të rregullt të pastrimit të dhëmbëve dhe rëndësinë e vizitës te stomatologu, mund të kaloni në profilin e projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” në youtube “DentinGroup”, ku mund të gjeni shumë recitime të poezive, shfaqje e këngë të realizuara nga fëmijë-nxënës të Institucioneve parashkollore e fillore në Kosovë. Falemnderit edhe një here!

Joana Bejta (9 vite më parë)
Ju flm per pergjigje dr. Ujkani.

/komuniteti