Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-stomatologun

Probleme me mishrat e dhembeve ne shtatzeni

Pershendetje. Jam ne javen e 13 te shtatzenise dhe kam probleme me mishrat e dhembeve, kohe pas kohe kam dhimbje dhe gjak. Cfare me rekomandoni dhe a mund te mare kure ne kete moshe te shtatzenise qe jam? Ju falenderoj.

Zana Zana4 (9 vite më parë)

Dr. Xheladin Sh. Ujkani - stomatolog
Stomatologu përgjigjet
Dr. Xheladin Sh. Ujkani

Përshëndetje e falemnderit e nderuara Znj. Zana,

Gjatë periudhës së shtatëzanisë, krahas ndryshimeve të shumta që ndodhin në organizëm, ndodhin ndryshime edhe në hapsirën e gojës, përkatësisht në mishin e dhëmbëve (gingivë). Janë procese normale si rezultat i rritjes së qarkullimit të gjakut, e cila më tutje mund të pasohet me skuqje, fryrje, gjakëderdhje e dhimbje në gingivë gjatë pastrimit të dhëmbëve.

Terapia më e mira në keto raste është :

(1) përzgjedhja e ushqimit,

(2) pastrimi i drejtë dhe i rregullt i dhëmbëve dhe

(3) konsulta me mjekun tuaj personal dhe me stomatologun, sipas nevojës.

(1) Gjatë kësaj periudhe duhet të ushqehesh më shumë me ujë, produkte të qumështit, çaj kamomili, pemë dhe perime të freskëta, duke u larguar kështu sa më shumë nga përdorimi i ushqimeve dhe pijeve të sheqerosura, kriposura dhe të gazuara, si çokollata, ëmbëlsira, bonbone, çipsa, kikirika, fara me krip dhe biber dhe pije të gazuara. (2) Pastrimi i drejtë i dhëmbëve bëhet duke filluar me sipërfaqen e jashtme, me dhëmbët e sipërm nga lart-poshtë (mund të jetë edhe në formë rrethore nga lart-poshtë), pastaj dhëmbët e poshtëm, nga poshtë-lart. Pastaj, sipërfaqen e brendshme, sipërfaqen kafshuese dhe me një lëvizje edhe gjuhën. Në fund pështyeni dhe me kaq përfundon pastrimi i dhëmbëve. (3) Konsultat dhe vizitat te stomatologu, varësisht sipas nevojës, mund të bëhen pa problem, por në konsultim paraprak edhe me mjekun tuaj personal (gjinekologun).

Falemnderit edhe një here!

/komuniteti