Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-stomatologun

A mund ta heq dhembin, jam 3 muajsh shtatzene?

Pershendetje doktor, e kam nje dhembe te prishur por mbeta shtatzene, kam shkuar neper kontrolla po mjeket vetem ma kane pastruar dhembin, shkaku qe ishte fillimi i shtatzenise, mbreme mu thy ne disa pjese dhembi,  me dhemb shume dhe tash jam 3 muajshe shtatzene. A mund ta heq dhembin se teper me bezdise? Ju faliminderit.

Gentiana Morina- Rukovci (9 vite më parë)

Dr. Xheladin Sh. Ujkani - stomatolog
Stomatologu përgjigjet
Dr. Xheladin Sh. Ujkani

Përshëndetje e falemnderit e nderuara Znj. Rukovci,

Gjatë periudhës së shtatëzanisë, krahas ndryshimeve të shumta që ndodhin në organizëm, ndodhin ndryshime edhe në hapsirën e gojës, duke përfshirë këtu edhe paraqitjen më të shpeshtë të kariesit (prishjes së dhëmbëve). Pas konsultës me mjekun tuaj personal (gjinekologun), është mirë ta vizitoni edhe stomatologun, në mënyrë që të bëhet vlerësimi i drejtë – saktë i gjendjes, përkatësisht i shqetësimit, problemit që ju keni me dhëmbët.

Falemnderit!

Lina Ajredini (5 vite më parë)
Pershendetje doktor! Jam ne javen e 10-te te shtatzanise, kam shume dhimbje te dhembit...pyetje ime eshte a me lejohet te intervenoj ne stomatolog?

/komuniteti