Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-stomatologun

Kur duhet te fillohet me pastrimin e dhembeve tek femijet?

Pershendetje dr.Ujkani, Vajzes sime dhembi i pare i ka dalur kur kishte 3muaj, dhe tani 7muajshe ka 7dhembe! Pyetja ime eshte, se nga cila moshe te filloj me perdorjen e pastes se dhembeve, sepse dhembet shume shpesh ia pastroj me brushe te gomes?! Dhe, a me rekomandoni perdorimin e flour per ruajtjen e dhembeve, sepse kam lexuar qe dhembet

Lola Berisha (9 vite më parë)

Dr. Xheladin Sh. Ujkani - stomatolog
Stomatologu përgjigjet
Dr. Xheladin Sh. Ujkani

Përshëndetje e nderuara Znj. Berisha,

Dhëmbët, nga momenti i daljes (rreth muajit të gjashtë, apo edhe më herët), nëse nuk mirëmbahen, janë të rrezikuar. Fillimisht dhëmbët e parë të qumshtit duhet pastruar vetëm me lecka të lagura në qaj kamomili. Kjo duhet të vazhdohet deri sa vajza juaj të jetë në gjendje që ta nxjerr pastën dhëmbëve jashtë nga goja pas pastrimit të dhëmbëve (të pështyej). Në të kundërtën pasta mund të shkoj brenda në organizëm.

Përdorimi i fluorit më herët ka qenë më i rekomanduar, mirpo kohëve të fundit janë shfaqur efekte të dëmshme shkaku i përdorimit të pakontrolluar të tij nga ana e pacientëve.

Në vazhdim po ju përcjellim disa këshilla, rekomandime që ju duhet ti keni parasysh, sidomos (a) në përzgjedhjen e ushqimit (kliko në vazhdim https://www.youtube.com/watch?v=xVvY7Fu8C64 ), (b) te pastrimi i dhëmbëve me rregull dhe me mënyrën e duhur (kliko në vazhdim https://www.youtube.com/watch?v=P7CW8jOY-jY ). Për ta bindur vajzën tuaj që ajo ta vizitoj stomatologun në të ardhmën, po ju pëcjell lidhjen e një vizite të fëmijëve te stomatologu (kliko në vazhdim https://www.youtube.com/watch?v=sh-M30nbkp0 ) si dhe këngën “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” (kliko në vazhdim https://www.youtube.com/watch?v=v6Hy7YYLI2c ). Falemnderit !

Ada Rejana <3 (9 vite më parë)
Lola un ktu ku jetojn dr ma ka preferu qe dhembi i par si ika fal meja pastru dy her ne ditje edhe maka dhen doktorreshat vet furqen e dhembeve edhe paster e veqant qe ska flour tash vajzen ekam gati dy vjet ajo vet i pastron dhembet

/komuniteti