Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Qendrat e kujdesit ditor: Përparësitë dhe problemet

Cilat janë përparësit e qendrave të kujdesit ditor?

Qendrat e kujdesit ditor ofrojnë mjedis formal dhe të strukturuar

Shumë prindër i pëlqejnë qendrat e kujdesit ditor, sepse ofrojnë një mjedis formal dhe të strukturuar. Të gjitha qendrat e kujdesit ditor inspektohen për licensë, edukatoret janë nën mbikëqyrje (shumë grupe kanë më shumë se një edukatore) dhe një drejtor e mbikëqyr të gjithë punën.

Një tjetër plus: Qendrat kanë rregulla ta qarta për prindërit (si psh koha kur pranohet fëmija dhe kur merret) pra ju e dini saktësisht çfarë pritet nga ju. Qendra e kujdesit ditor kushton më pak se një kujdestare. Plus, prindërit kanë mundësi të takohen me prindër të tjerë që mund të jenë në gjendje të ofrojnë mbështetje dhe kohë përkujdesi për fëmijë. Gjithashtu, marrëveshja është më e qëndrueshme (në krahasim, le të themi, me kujdestaren apo kujdes nga të afërmit), sepse qendra pranon të kujdeset për fëmijën pavarësisht nëse edukatorja është e sëmurë, apo vonë apo është lodhur duke punuar për ju.

Hana Berisha, nënë, pajtohet. "Ne zgjodhëm një qendër të kujdesit ditor në mënyrë që të mos kishim nevojë të punonim në bazë të ditëve të pushimit mjekësor apo pushimeve të dikujt tjetër," thotë ajo. Pjesëtarët e stafit nëpër qendrat e mira janë zakonisht të trajnuar për arsimimin në moshë të vogël, pra e dinë se çfarë duhet të presin nga fëmija juaj sa i përket zhvillimit dhe janë në gjendje të ushqejnë si duhet aftësitë në rritje. Nëse qendra që po konsideroni nuk ka staf të arsimuar shumë, atëherë vazhdoni të kërkoni.

Qendrat e mira të kujdesit ditor kanë një përzierje të mirë të aktiviteteve gjatë ditës për të mësuar aftësi të ndryshme si të kënduarit, vallëzuarit dhe tregimin e përrallave.

Vajza tre vjeçare e Hanës e quajtur Linda kishte shkuar në një qendër të kujdesit ditor që kur ishte dy muaj, thotë se atij i ka pëlqyer fakti që vajza e tij e kalon kohën duke bërë projekte dhe duke mprehur aftësitë në një mjedis të strukturuar.

"Ata nuk luajnë gjithë ditën," thotë ajo, "ata mësojnë gjëra të reja." Hana thotë se ndjehet sidomos mirë për vendimin e saj për ta dërguar Lindën në qendër kur sheh projektet që bën ajo. "Shumë nga projektet udhëzuese janë një përzierje e mirë e aktiviteteve që angazhojnë pjesën e majtë dhe të djathtë të trurit, zakonisht me objekte të thjeshta si tulla apo fasule apo copa plaastike për aftësitë krijuese, por të paraqitua në mënyrë të organizuar, strukturuar dhe metodike," thotë ajo.

Hulumtimet e vazhdueshme nga Instituti Kombëtar i Shëndetit për Fëmijë dhe Zhvillimit Njerëzor thonë se fëmijët që shkojnë në qendra të kujdesit ditor me cilësi kanë përparësi intelektuale ndaj atyre që kanë tjetër përkujdes.

Kur hulumtuesit krahasuan fëmijët që shkojnë në qendra të mira me ata që shkojnë kanë përkujdes po aq cilësor në situata të tjera, fëmijët e qendrave dolën më mirë nëpër teste. Së fundmi, vogëlushët mund të përfitojnë nga shansi për t’u shoqëruar me fëmijë të tjerë, gjë që mund të mos e arrijnë shumë mirë ose aspak nëse për ta kujdeset ndonjë i afërm apo kujdestare në shtëpi.

Cilat janë problemet?

Një problem me qendrat ditore është se jeni në mëshirën e tyre. Mund t’ju duhet të paguani shtesë kur vonoheni për ta marrë, të lodheni për të gjetur kujdes shtesë kur qendra është e mbyllur me rastin e festave dhe të rrini në shtëpi kur fëmija është i sëmurë. Dhe fëmija ka më shumë gjasa të marrë sëmundje si ftohje dhe infeksion të syrit, meqë i ekspozohet më shumë bakterieve.

"Djali im Noli kurrë s’kishte patur ndonjë sëmundje para se të shkonte në kopësht," thotë Lena Hoxha. Po ashtu, fëmijët kanë më pak gjasa të marrin atë kujdesin individual që është më se normal nga një nënë që rri në shtëpi ose kujdestare.

Sidomos foshnjet kanë nevojë për shumë dashuri dhe vëmendje që të rriten mirë. Pastaj, nënat dhe baballarët e dinë që të kujdesesh për një fëmijë është e vështirë, e lëre më për tre ose më shumë, prandaj dhe shumë prindër ngurrojnë nga ideja që një edukatore kujdeset për më shumë se një bebe në një qendër ditore gjatë gjithë ditës.

Thelbi

Është e vërtetë që cilësia e kujdesit bie kur një person duhet të përkujdeset për shumë fëmijë, mirëpo qendrat e mira përpiqen ta kenë sa më të ulët raportin edukatore-fëmijë.

Gjithashtu, këto qendra kanë një numër edukatoresh që e mbështesin njëra-tjetrën nëse duhet. Qendrat ditore të mira e mbajnë të ulët edhe numrin e fëmijëve në secilin grup.

"Është më lehtë të japësh kujdes individual dhe vëmendje kur ke më pak fëmijë në dhomë," thotë Stephanie Glowacki, drejtoreshë e programeve të akreditimit në Shoqatën Kombëtare për Edukimin e Fëmijëve të Vegjël, një standard i cilësisë.

Organizata rekomandon:

• Një edukatore për tre foshnje nëse ka gjashtë foshnje në grup dhe një për katër nëse ka tetë foshnje në grup. SHKEFV thotë se tetë foshnje duhet të jetë maksimumi i numrit për grup.

• Një edukatore për tre fëmijë në një grup prej gjashtë fëmijësh, raport 1:4 për tetë fëmijë, 1:5 për dhjetë dhe 1:4 për 12. Grupet nuk duhet të kenë më shumë se 12 fëmijë.

Një qendër e kujdesit ditor nuk duhet t’i ndjekë këto raporte nëse nuk kërkon akreditim nga SHKEFV. Mirëpo qendrat duhet të paktën të ndjekin udhëzimet shtetërore, që ndryshojnë. Edhe në ato raste mund t’i përdorni këto raporte si udhëzues kur vlerësoni qendrat; sa më pranë standardeve të SHKEFV, aq më mirë.

Elvane (12 vite më parë)
Të nderuar, këto janë shkresa të vendeve me standarde evropiane ku me te vertete shteti kontrollon qendrat parashkollore (Kopshtet), perderisa tek ne Kopshtet nuk i permbushin as 30% te atyre kushteve elementare qe femiu duhet t'i kete, nisur nga ushqimi e deri tek aktivitetet ditore. Per dallim nga rekomandimet e SHKEFV tek ne në nje shtepi 200m2, nje grup femijesh perbehet nga 20 e me shum femije ku raporti eshte dmth 1:10 ne nje grupë, sepse brenga e vetme e IP eshte paraja dhe jo vete kujdesi. Me shprese qe ne te ardhmen femijet te kene hapsira parashkollore me te persosura dhe me te avansuara momentalisht me te çmuarit tane i leme ne meshiren e ketyre kushteve.

/komuniteti