Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Si duhet të jetë higjiena në kopësht

Se sa do të jenë fëmijët të ekspozuar ndaj infeksioneve të ndryshme në kopshte dhe shkolla, kjo mvaret nga higjiena e cila mbahet në këto hapësira. Nëse fëmija ka shenja të infeksionit, nuk do të duhej ta dërgoni në kopësht për shkak të fëmijëve të tjerë. Me higjienë në kuptim të plotë të fjalës, e cila nënkupton edhe lëvizjen e rregullt, apo edhe pastrimin e detalizuar. Pastrimi i detalizuar është kusht primar që të parandalohet zhvillimi i bakterieve dhe viruseve në hapësirat ku fëmijët e kalojnë pjesën më të madhe të kohës, këshillojnë pediatërit.

Në kopshte është shumë e rëndësishme që të ndërrohen rregullisht qarqafët, të cilët janë burim i shumë sëmundjeve infektive. Sipërfaqja e tokës duhet të pastrohet rregullisht me mjete të përshtatshme përkatëse. Dhe si përfundim, për të gjithë fëmijët, qoftë në kopësht apo shkollë, duhet siguruar mjaft sapun të lëngët dhe letra për pastrimin e shpeshtë dhe të rregullt të duarve. Nëse kopshti apo shkolla nuk është në gjendje ti sigurojë këto, kujdesin për higjienën e fëmijëve dhe sigurimin e këtyre mjeteve do të ishte mirë ta bëjnë prindërit.

Është shumë e rëndësishme, sepse shumica e infeksioneve barten me anë të duarve të papastra dhe me anë të pluhurit që mblidhet në sipërfaqe të ndryshme të kopshtit. Tryezat e braktisura dhe sipërfaqet janë vendet nga të cilat infeksionet e zorrëve dhe të rrugëve të frymëmarrjes përhapen më së lehti. Madje më lehtë, se me anë të kollës apo teshtitjes.

Nëse fëmija ka shenja të infeksionit, nuk do të duhej ta dërgoni në kopësht për shkak të fëmijëve të tjerë. Hunda që rrjedh është shenja e parë më e shpeshtë që tregon që diçka po ndodh. Mund të kollitet, të zgjohet i padisponuar, të ketë barkqitje dhe temperaturë. Si do që të jetë, ky fëmijë duhet të qëndrojë në shtëpi, të fle dhe të pushojë, të pijë çajra dhe në rastet me temperaturë, duhet zbritur ajo.

Nuk do të thotë, që duhet ta dërgoni tek mjeku menjëherë, por duhet ti jepni sasi të mjaftueshme lëngjesh, ti zieni çajra me limon dhe supa. Më së miri është ti pregatitni supë pule sepse ajo më së shpejti largon infeksionin në frymëmarrje. Me anë të kësaj terapie, fëmija do të shërohet për një-dy ditë, përveç nëse ka ndonjë sëmundje kronike, si psh. epilepsia, diabeti…Për këto kërkohet këshilla e mjekut.

Tretja fiziologjike

Nëse fëmija me shëndet të plotë fillon të teshtijë, të kollitet dhe fillon ti rrjedhë hunda, së pari duhet kontrolluar temperatura. Më pas i pastroni hundën me tretje fiziologjike. Fëmijëve të vegjël tretjen ia jepni në formë pikash, ndërsa fëmijëve më të mëdhenj ia jepni në formë spreji.

Paracetamoli

Për uljen e temperaturës, në barnatoren shtëpiake gjithsesi duhet të keni paracetamol. Ilaçin duhet dhënë nëse temperatura kalon 38.5 shkallë Celsius. Ky është ilaçi vetëm për fëmijë gjer në moshën 12 vjeçare, sepse aspirina nuk guxon të jepet. Por, për këtë duhet të konsumohet ushqimi i pasur me vitamina, komposto të ndryshëm, limonata, shumë pemë, gjegjësisht të gjitha ato që i dëshiron fëmija dhe që i ndihmojnë për tu shëruar sa më parë.

/komuniteti