Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nga 9 deri në 12 muaj

Fjetja tipike në këtë moshë

Fjetja tek foshnjet 9 deri në 12 muaj

Në moshën prej 9 muajsh foshnjet zakonisht flejnë 11 deri 14 orë gjatë natës dhe dremisin 2 herë në ditë nga 1 apo 2 orë.

Gati për trajnimin e të fjeturit

Nëqoftëse foshnja juaj ende nuk është rregulluar me orarin e gjumit i cili përputhet me nevojat e familjes suaj, atëherë tani është koha e përshtatshme që të provoni njëfarë lloj trajnimi i të fjeturit.

Metodat e trajnimit të gjumit mund të ndihmojë që foshnja juaj të flejë më lehtë, që të flejë më gjatë gjatë natës, dhe që të flejë me orar më të rregullt.

Fjetja gjatë natës

Nëqoftëse foshnja juaj tani flen 9 deri 10 orë gjatë natës, do të thotë që ai e ka kuptuar se si ti kthehet gjumit në kohë të duhur, shenjë që jeni duke rritur një fjetës të mirë.

Nëqoftëse foshnja juaj ende nuk flen 5 deri 6 orë të rregullta, nuk jeni të vetmuar. Shumë foshnja ende zgjohen natën për tu ushqyer gjatë moshës 6 deri 9 muajsh edhe pse shumica jane të përgatitur për të ju ndërprerë ushqimin nga gjiri, në rast se ju vendosni për këtë. Por foshnjet në këtë moshë nuk zgjohen natën vetëm se janë të uritura.

Ne që të gjithë zgjohemi nga disa herë gjatë natës peruidha të shkurtra të kohës. Dhe si të rritur që jemi ne menjëherë e vemë veten përsëri në gjumë aq shpejtë sa që nuk na kujtohet fare në mëngjes se çkemi bërë. Në rast se foshnja juaj nuk e ka mësuar këtë aftësi, atëherë ai do të zgjohet duke qarë gjatë natës edhe kur nuk është i uritur.

Zgjimi i përsëritur

Mos u befasoni nëse fjetësi i juaj me gjumë të rëndë papritmas shndërrohet në një hutin të natës, apo në se ka vështirësi në të fjetur në këtë moshë. Përse? Çregullimet në të fjetur shhpesh shkojnë dorë-për-dorë me momentet e rëndësishme në zhvillimin e motorikës dhe të aftësive për të njohur dhe me ankthin e ndarjes.

Mes moshës 6 dhe 9 muaj, foshnja juaj mund të jetë duke mësuar si të ulet, të zvarritet, ndoshta edhe të ecën apo edhe të shëtisë duke u mbajtur për orendi. Një listë fantastike e arritjeve! Dhe nuk ështe për tu çuditur se duke mos dashur ti ndërpresë ushtrimet e shkathtësive të tij të reja gjatë natës, ai do të mund të ndjehet aq i gëzuar sa që do të mund të zgjohet nga gjumi vetëm për të provuar të ulet edhe një herë.

Ankthi i Ndarjes poashtu mund të jetë arsyeja e zgjuarjes së përsëritur të foshnjes suaj. Zgjimi dhe mos gjetja juaj pranë mund të shkaktojë tronditje. Por sipas të gjitha gjasave ai do të qetësohet menjëherë si të hyni në dhomë dhe ta përshëndetni.

Si mund të krijoni rregulla të shëndetshme të fjetjes

Kjo është koha kur duhet vazhduar që të punoni në teknikat të cilat ju dhe foshnja juaj i keni mësuar në 9 muajt e parë duke përfshirë:

Përmbajtja ndaj rutinës së rregullt para fjetjes

Nuk mund ta themi aq shpesh sa duam: që të dy, dhe ju dhe foshnja juaj do të përfitoni nga ritualet e para gjumit. Mund të provoni zgjidhjet më të preferuara si p.sh. larja në mbrëmje, leximi i ndonjë përralle, mbështjellja me rrobat e saja apo dhe futja e ndonjë lojë të qetë në tërë këtë ceremoni.

Përkujdesuni që tërë kjo rutinë të jetë qetësuese për foshnjën tuaj. Për shembull në rast se foshnja juaj nuk i ka në qejf larjet atëherë pastrojeni më herët gjatë ditës. Apo këndojini ndonjë këngë në rast se më shumë ka qejf ti përtyp faqet e librit se sa ta dëgjoj duke ja lexuar ndonjë përrallë. Vetëm përkujdesuni që ta ndiqni rutinën e njejtë për çdo mbrëmje. Fëmijët lulëzojnë në qëndrueshmëri dhe ndihen më të sigurt kur dijnë se çfarë ndodh.

Përkujdesja që foshnja juaj të ketë orar të rregullt ditor

Koha e gjumit do të kalojë me lehtë për foshnjën tuaj edhe në rast se i përmbaheni në mënyrë konsistente orarit të saj ditor poashtu. Nëqoftëse dremitet, ushqehet, luan, dhe përgatitet për shtrat në të njejtë kohë për çdo ditë, atëherë ajo do të flejë shumë më lehtë dhe pa probleme.

Jepni plot raste foshnjës tuaj që të bjerë në gjumë vete

Në rast se keni dëshirë që foshnja juaj të flejë vetë, atëherë asaj i duhen mundësi që ta ushtroj ketë shkathtësi të rëndësishme. Në vend që ta përkëdhelni apo ta përkundni gjer sa të ketë fjetur, leni që të ushtroj të fjeturit vetë duke e vënë në shtrat kur është e përgjumur dhe e lodhur. Përndryshe ajo do të mund të zgjohet gjatë natës dhe do të këtë nevojë për ndihmën tuaj që të bjerë në gjumë përsëri.

/komuniteti