Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

A është e dëmshme të mirret aspirin gjatë shtatëzanisë?

Në të shumtën e rasteve jo. Gjersa nuk ka gjasa që marrja e një aspirini të vetëm diku rreth gjysmës se shtatëzanisë të ju shkaktojë ndonjë dëm, medikamenti ka gjasa të ju shkaktojë dëme, dhe juve dhe foshnjës tuaj në rast se e merrni rregullisht në doza për të rritur gjatë tërë kohës së shtatëzanisë tuaj. Prandaj, përveq në ca raste, është mirë që aspirini të lihet anash kompletisht gjer sa të jeni shtatëzënë.

Ja për se hulumtimet e kanë lidhur aspirinin me komplikime të ndryshme gjatë shtatëzanisë. Disa studime kanë treguar se marrja e aspirinës rreth kohës së frytëzimit dhe shtatëzanisë së hershme ka lidhje me rrezikun e shtuar të abortit. Dhe disa hulumtues besojnë se marrja e aspirinës në doza për të rritur gjatë shtatëzanisë mund të ndikojë në rritjen foshnjës tuaj dhe e rrit ca rrezikun nga këputja placentale (kur shiriti me të cilën është lidhur foshnja më nënën këputet me që rast ka rrezik të lartë të vdekjes si tek foshnja ashtu dhe tek nëna).

Dhe së fundi, marrja e aspirinës në doza të të rriturve gjatë shtatëzanisë së vonë mund ta shtyej datën e lindjes dhe ta rris rrezikun nga problemet në zemër dhe në mushkëri në foshnjën tuaj të porsalindur dhe komplikime me gjakderdhje tek ju dhe tek foshnja juaj.

Në anën tjetër, nëse veç jeni duke përdorur aspirinën për arsye të ndonjë sëmundje, do të mund të ketë nevojë që të vazhdoni me marrjen e tij edhe gjatë shtatëzanisë (konsultohuni me mjekun për këtë gjë). Në disa raste specifike, mjeku do të mund të ju këshillojë që të filloni të merrni doza të vogla të aspirinës për çdo ditë, të ngjashme me aspirinat e vegjël për foshnjat. Shumica e ekspertëve mendojnë se marrja e dozave te vogla te aspirinave gjate shtatëzanise është e padëmshme.

Për shembull ca ekspert rekomandojnë se gratë me të ashtuquajturin sindrom antiphospholipid (sindrom antiphospholipid është çregullim i koagullimit të gjakut i cili shkakton mbledhjen e gjakut si në arterie ashtu dhe në vena duke shkaktuar kështu abortin, lindjen e parakohshme, hipertensionin gjatë shtatëzanisë – të quajtur preeclampsia - , apo dhe vdekjen e foshnjës në stomak) të marrin doza të vogla të aspirinës si shtesë e medikamentit e quajtur heparin.

Sindromi antiphospholipid është i diagnostikuar në disa femra që kanë ca antitrupa të posaçëm në gjakun e tyre dhe të cilat kanë pasur histori të mbledhjes së gjakut apo ndonjë lloj të problemit gjatë shtatëzanisë.

Disa studime kanë treguar se disa femra të caktuara në rrezik të theksuar nga preeclampsia (duke përfshirë gratë me hipertension, diabeti të rëndë, apo sëmundje të veshkave, apo ato që kanë pasur preeclampsia të rëndë në shtatëzaninë e mëparshme) mund të kenë dobi nga terapia më doza të ulta të aspirinave edhe pse jo të gjithë pajtohen se cilat femra mund të jenë kandidatë për këtë tretman, kur duhet të fillojë, dhe cila është doza më optimale.

Prandaj vetëm nëqoftëse mjeku juaj ju përshkruan aspirinën ju mund ta merrni atë, përndryshe duhet shmangur marrjen e tij së bashku me medikamentet tjera të quajtura NSAID në gjuhën angleze (në gjuhën shqipe 'medikamentet jo steroide kundër të kallurit'), siç është ibuprofen (Advil, Motrin), naproxen sodium (Aleve), dhe ketoprofen (Orudis), të cilat mund të kenë efekt të ngjashëm.

Kontrolloni etiketat e firmave në të gjitha ilaçet e blera nën dorë, dhe përkujdesuni që ato të mos kenë aspirin apo ndonjë NSAID. Edhe më mirë kontrolloni se bashku mjekun tuaj apo me farmacistin tuaj. Mund të jetë e vështirë ta gjeni se disa farmaci i shënojnë përbërsit e njejtë me emra të ndryshëm. Aspirina për shembull ndonjëherë quhet salicylate apo acid acetylsalicylic.

Kur keni nevojë ndonjëherë gjatë shtatëzanisë të merrni hapa kundër dhembjeve, acetaminophen (Tylenol) konsiderohet i padëmshëm për tu përdorur siç është shkruar në etiketë.