Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

A është e vërtetë se gratë shtatëzëna nuk mund të japin gjak?

Është e vërtetë. Në teori dhurimi i gjakut mund të shkaktojë anemi duke harxhuar hekurin që e keni në gjak. Pasi që nuk është treguar si e padëmshme, Kryqi i Kuq Amerikan dhe organizatat tjera për dhurimin e gjakut në Shtete e Bashkuara të Amerikës zgjedhin që të shkojnë kah ana e vërejtjes duke mos i lejuar gratë shtatëzëna që të dhurojnë gjak.

Nëna që porsa ka lindur poashtu nuk duhet të dhurojë gjak. Kryqi i Kuq rekomandon që nënat e reja të presin 6 javë pas të ketë arritur foshnja. Pastaj nënat mund të dhurojnë gjak rregullisht edhe nëse janë duke ushqyer foshnjën me gjinjë.