Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Ç'janë striat? Pse formohen? A mund të zhduken?

Striat (striae distensae) jane shenja te formuara ne lekure, si pasoje e carjes se shtreses se mesme te lekures (derma). Ato jane shpesh, rezultat i terheqjes mekanike te lekures qe shoqeron rritjen e shpejte te trupit apo ndryshimet e shpeshta te peshes trupore. Ne shumicen e rasteve, striat ndikohen edhe nga ndryshimet hormonale qe shoqerojne pubertetin, shtatzanine, terapite hormonale, etj. Shume studime tregojne gjithashtu nje lidhje midis faktoreve gjenetike dhe shfaqjes se striave.

Striat gjate shtatzanise, te quajtura striae gravidarum, formohen zakonisht ne trimestrin e fundit dhe lokalizohen ne lekuren e barkut, gjinjve, kofsheve, fundshpines dhe vitheve. Faktoret qe rrisin riskun e shfaqjes se striave jane: mosha e re e nenes, shtimi mbi 15 kg ne peshe gjate shtatzanise dhe lindja e femijes me peshe te madhe. Ne shumicen e rasteve, striae gravidarum shfaqen gjate shtatzanise se pare dhe cuditerisht, eshte vene re se tek femrat qe shfaqin stria gjate shtatzanise se pare, nuk shfaqen stria te reja gjate shtatzanive te mepasshme.

Dallohen dy forma te striave: striae rubrae dhe striae albae. Te parat jane ne ngjyre te kuqe ne vishnje dhe me kalimin e kohes, humbin ngjyren dhe kthehen ne shenja te hipopigmentuara, atrofike, te quajtura striae albae. Striat nuk paraqesin rrezik per shendetin dhe nuk kompromentojne funksionimin normal te trupit, por shpesh perbejne nje problem te madh estetik per personin e prekur.

Grate shtatzana jane perpjekur te gjejne menyra per parandalimin e striave qe ne kohet e lashta, kur greket dhe romaket perdornin vaj ulliri, e deri me sot, kur ka nje game te gjere produktesh kozmetike per kete qellim. Jane kryer shume studime mbi efikasitetin e perdorimit te kremerave dhe vajrave te ndryshem ne parandalimin e striave, por asnje studim nuk ka mundur te gjeje evidenca qe e mbeshtesin kete fakt. Fatkeqesisht, deri me sot, nuk eshte gjetur asnje menyre , konvencionale apo jo , qe te mund te parandaloje formimin e striave.

Per zbehjen dhe permiresimin e striave te formuara, perdoren shume menyra trajtimi, te cilat, sipas disa studimeve, jane me efikase ne striat e reja. Sa me heret te fillohet trajtimi i striave, aq me e larte eshte mundesia per permiresim. Efikasiteti i trajtimit nuk varet vetem nga tipi i striave, por edhe nga tipi i lekures se pacientit, ndaj edhe menyra e trajtimit eshte individuale dhe varion nga pacienti ne pacient. Ne disa raste eshte treguar permiresim i striave, nepermjet perdorimit te tretinoines lokale,e cila indukton sintezen e kolagjenit. Ka efikasitet te larte ne striae rubrae dhe minimal ose aspak ne striae albae. Menyre tjeter trajtimi eshte edhe peeling kimik me acid glikolik dhe acid trikloroacetik, te cilat gjithashtu funksionojne nepermjet rritjes se prodhimit te kolagjenit dhe sipas disa studimeve, kane rezultuar efikase si per striae rubrae ashtu dhe per ato albae, pra si per striat e reja, ashtu dhe per striat e vjetra. Nje menyre tjeter trajtimi qe ka rezultuar efektive per striat e vjetra eshte edhe mikrodermoabrazioni, i cili rrit prodhimin e tipit I te kolagjenit dhe permireson pamjen e striave si dhe perdorimi i lazerit fraxel.

Gjithnje e me shume per permiresimin e striave po perdoret mezoterapia autologe – PRP (plazma e pasur me trombocite). Plazma e vete pacientit, e pasur me faktore rritjeje qe ndodhen ne pllakezat e gjakut te vete pacientit, riinjektohet ne lekuren e demtuar dhe con ne stimulimin e prodhimit te kolagjenit, me qellim rivendosjen e elasticitetit te lekures dhe zbehjen e striave.

Te gjitha metodat e trajtimit te striave, kane per qellim stimulimin e prodhimit te kolagjenit dhe shpesh, efikasiteti me i larte arrihet nepermjet kombinimit te ketyre metodave. Eshte praktikisht e pamundur qe lekura te kthehet si me pare dhe striat te zhduken plotesisht, por eshte i mundur permiresimi i dukshem i saj nepermjet trajtimit te duhur. Sa me pare te fillohet ky trajtim, aq me shume rezultat do te shohim!

 

Pregatitur nga Dr. Brikena Bezati

Dermatologe | Spitali Special Bahceci

Llogo Bahceci

* Artikull i sponzoruar nga Spitali Bahceci