Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Pasiguria në shtatzaninë e hershme

Prej se e kam kuptuar që jam shtatzënë, jam e brengosur dhe e padisponuar. Përse?

Jepini vetes kohë që të mësoheni me idenë që jeni shtatzënë

Jepini vetes kohë që të mësoheni me idenë që jeni shtatzënë, që tani fillon një pjesë e re në jetën tuaj dhe asgjë më nuk do të jetë njejtë si më parë. Kjo nuk është e thjeshtë dhe normalisht që do të ndjeheni të hutuara dhe të brengosura. Kjo është periudhë gjatë së cilës do të brengoseni për shumë gjëra – a do të jetë foshnja e shëndetshme, si do të organizoheni, sa do të ju ndryshohet jeta, a do të funksionojë me tej martesa…Mos u brengosni, është plotësisht normale që të ndjeheni në këtë mënyrë, juve ju duhet vetëm kohë që të mësoheni me situatën e sapokrijuar.

Para se ta kuptoja që jam shtatzënë, kam pirë mjaft alkohol gjatë një rasti, a mund ta lëndojë kjo frytin?

Në shtatzani duket ti shmangeni alkoholit, por nuk duhet të jetë problem nëse NJËHERË në shtatzaninë e hershme e keni tepruar.

A mund të ngjajë shtatzania e dytë me të parën?

Në princip, të gjitha shtatzanitë janë unike, edhe pse shumë gra pohojnë që shtatzania e dytë dhe e tretë janë më të lehta se e para, kjo është e mundur sepse mund të jetë rezultat i asaj se tani janë më të pregatitura dhe e dinë se çfarë i pret.

Kam ngelur shtatzënë gjatë kohës kur kam marrë tableta kontraceptive. A mund të ndikojë kjo në foshnje?

Sasia e hormonit që gjendet në tabletat e sotme kontraceptive është shumë e vogël dhe nuk ka shumë mundësi që në ndonjë mënyrë të ndikojë në foshnje, por gjithsesi konsultohuni me mjekun për këtë.

Kam ngelur shtatzënë por kam spirale. A mund ta lëndojë foshnjen dhe a më duhet ta heq?

Para së gjithash duhet ta vizitoni mjekun që me anë të ultrazërit të vërtetojë nëse shtatzania është në mitër apo jashtë saj – nëse nuk është në mitër, bëhet fjalë për shtatzani jashtë mitre dhe duhet të shkoni ne spital. Nëse është shtatzani në mitër dhe është e hershme, atëherë spiralen mund ta hiqni, por egziston rreziku nga aborti. Sa më shumë që kalon shtatzania, mundësitë janë më të vogla për heqjen e spirales, kështu që zakonisht lihet aty ku është, me faktin që mundësitë për të pasur probleme foshnja janë të vogla.

Kam ngelur shtatzënë pasi që kam marrë “tabletën pas marrëdhënjeve seksuale”. A ndikon kjo në shtatzani?

Zakonisht kjo mënyrë kontraceptive është e sigurtë, por prap se prap mund të ndodh që të mbeteni shtatzënë. Nuk do të duhej të paraqiste problem, me faktin që bëhet fjalë për shtatzani të hershme, por duhet ta lajmëroni mjekun për këtë dhe konsultohuni rreth vazhdimit të shtatzanisë.