Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Për çfarë frikësohen shtatzënat

1. Frikësohem se mos e humbas foshnjen

Shumë shtatzëna frikësohen se do ta humbin foshnjen dhe kjo frikë është e shumë e theksuar gjatë tre muajve të parë të shtatzanisë. Më së shpeshti aborti ndodh në javët e para të shtatzanisë (në rreth 20 % të rasteve). Disa gra madje nuk e dinë se janë shtatzëna, apo e kanë humbur foshnjen, sepse ju duket sikur i kanë ardhur menstruacionet.

Pas javës së gjashtë gjer në të tetën, kur mjeku kontrollon të rrahurat e zemrës së foshnjes, rreziku nga aborti është më i vogël për 5 %, përderisa në tremujorin e dytë rreziku nga aborti zvogëlohet në 3 %.

Shkaktarët e mundshëm të abortit spontan janë defektet kromozomale të frytit, çrregullimet hormonale të nënës (diabeti, sëmundjet e gjëndrave tiroide…), problemet me mitër, trauma frytit…

2. Nuk ushqehem mirë, prandaj frikësohem se mos ndikon keq kjo në foshnjen time

Nënat e ardhshme, sot janë në frikë të madhe dhe nën presion të madh për shkak të ngarkesës rreth konsumimit të ushqimit të shëndetshëm gjatë shtatzanisë. Nuk janë të sigurta nëse gjërat ushqimore që i konsumojnë në baza ditore janë të mira, nëse kanë vitamina të mjaftueshme, apo nëse janë vitaminat e duhura…

Gjatë vizitës së parë tek gjinekologu, duhet të informoheni për disa gjëra themelore të cilave duhet shmangur gjatë shtatzanisë dhe duhet t`ju udhëzojë se cilat vitamina duhet ti merrni.

Gjithsesi, nuk duhet të shqetësoheni sepse është e pamundur ti rrespektoni të gjitha rregullat dhe sa herë që doni të hani diçka, të pyetni nëse mundeni ose jo. Por, mundohuni të zvogëloni sasinë e konsumimit të kafesë dhe ndërpreni konsumimin e alkoholit dhe duhanit.

3. Mendoj që lindja është shumë e dhembshme dhe nuk e di a do të mundem ta përballoj

Me afrimin e datës së lindjes mundohuni që të organizoheni ashtu që sa më pak kohë të keni për të menduar rreth pyetjeve të cilat ju mundojnë rreth lindjes . Dekoroni dhomën për foshnjen, mendoni për emrin, shoqërohuni me shoqe, lexoni libra…

Nëse jeni person i cili nevrikoset sa më shumë që di informata rreth lindjes, bisedoni me mjekun tuaj, ai do të ju qetësojë dhe do të ju informojë më mirë. Shmangni bisedat apo leximet rreth përvojave negative rreth lindjes, sepse këto vetëm do të ju frikësojnë më shumë.

Nëse jeni tip tjetër mund të bisedoni pa shqetësime, të ndëgjoni dhe të lexoni gjithçka që ka të bëjë me ditën e rëndësishme e cila ju pret.

4. Kurrë s`do të mundem ta rikthej peshën time trupore të mëparshme

Secila shtatzënë duhet të brengoset se a do të mundet ta rikthej peshën e vjetër trupore pas lindjes e cila ju duket se është e pamundur.

Mbani në mend që nuk keni nevojë të hani sa për dy vetë gjatë shtatzanisë dhe do të ishte ideale që të trasheni rreth 11 dhe 16 kg, sepse hulumtimet kanë treguar që gratë të cilat janë trashur rreth këtyre kilogrameve, më lehtë e kanë rikthyer peshën e tyre trupore.

Gjithashtu, nuk duhet harruar edhe periudhën e gjidhënjes gjatë së cilës metabolizmi përshpejtohet dhe është mënyra më natyrale që të humbni në peshë. Keni kujdes që të merrni kalori të mjaftueshme, dhe në këtë periudhë në asnjë mënyrë nuk guxoni të mbani dietë.

5. Seksi asnjëherë më nuk do të jetë sikurse para shtatzanisë

Sigurisht mendoni se asgjë pas shtatzanisë nuk do të jetë si më parë, e as seksi. Pas lindjes së foshnjes, do të ju duhet një kohë e caktuar që trupi juaj të shërohet nga shtatzania dhe lindja, dhe do ta keni më me rëndësi që të fleni sa herë që të keni mundësi se sa të bëni seks, por gjithçka do ti kthehet normales shumë shpejt.

Shumë nëna pohojnë që jeta seksuale iu është përmirësuar pas shtatzanisë, që tani ndjehen më të eksituara dhe janë më të kënaqura se më parë.