Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Problemet e mëdha të shtatëzanisë

Problemet e mëdha të shtatëzanisë

Gjatë shtatzanisë, krahas problemeve të vogla, të cilat nuk kanë nevojë për trajtim, apo trajtohen pa u shtruar në maternitet, ndodhin edhe probleme të mëdha, të cilat mund të rrezikojnë jetën tuaj dhe të fëmijës. Pikërisht për këto arsye ato trajtohen në maternitet.

Këtu po përmendim vetëm disa nga problemet e mëdha të shtatzanisë, sa për t’u njohur me to. Për çdo shqetësim apo pyetje që të keni, ju tashmë e dini që duhet të kontaktoni menjëherë me mjekun tuaj.

Komplikacionet madhore të shtatzanisë janë:

• Hemorragjitë e hershme të shtatzanisë

• Abortet me ndërlikimet e tyre

• Shtatzanitë jashtë mitrës

• Hemorragjitë e vonshme të shtatzanisë

• Placenta previa (vendosja e placentas para qafës së mitrës)

• Shkolitja para kohe e placentës

• Dhimbjet e forta të barkut

• Ethet me karakter të ndryshëm

• Rreziku i lindjes para kohe

• Anemitë e rënda

• Pre-eklampsia dhe eklampsia (sëmundjet e tensionit të lartë të shtatzanisë)

• Sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

 

© Unicef dhe Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë