Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Shtatëzania e paplanifikuar

Shtatëzania mund të zgjojë tek gruaja ndjenjat më të mrekullueshme. Këto ndjenja mund të rriten nëse partneri juaj dhe ju, një kohë të gjatë e planifikoni shtatëzaninë, apo nëse mbeteni shtatëzënë paplanifikuar, duke menduar që kjo kurrë nuk do të jetë e mundur. Cilado qoftë arsyeja, fakti që një jetë e vogël po rritet brenda jush është një ndjenjë e pabesueshme. Të gjitha këto tingellojnë bukur kur është në pyetje shtatëzania të cilën e prisni, ndërsa në anën tjetër, kur mbeteni shtatëzënë pa planifikuar mund të filloni të bëni panikë dhe të ndjeheni të pasigurta.

Përderisa mbeteni shtatëzënë pa paplanifikuar, keni dy opcione prej të cilave njërën duhet të zgjedhni. Njëra zgjedhje është që ta lindni foshnjen, dhe ta rrisni pa marr parasysh ne kushtet e vështira në të cilat ndodheni dhe zgjedhja tjetër është që të abortoni në mënyrë mjekësore.

Në të dy rastet, nënat të cilat presin foshnjen duhet mirë të mendojnë para se të vendosin. Për ta dhënë foshnjen në adoptim nuk është e lehtë sepse kjo mund t`ju mbetet barrë për tërë jetën, duke menduar se a keni vepruar në mënyrë të drejtë apo jo. Nëse nuk arrini ti njihni prindërit adoptues të cilët do marrin foshnjen tuaj, gjithmonë do pyesni veten se a ka shtëpi të mirë apo jo fëmiu juaj?

Sa i përket ndërprerjes së shtatëzanisë, kjo ngjarje mund të lë tek ju njollë emotive. Ndoshta do të pendoheni për këtë, aq më tepër nëse më vonë do të hasni në vështirësi për të mbetur shtatëzënë, shkaku i komplikimeve të cilat mund të paraqiten pas vendimit tuaj të mëhershëm.

Vendimi që ta rrisni e vetme foshnjen është poashtu një vendim i vështirë, në raste kur nuk keni mbështjetje nga babai i foshnjes apo nëse nuk e keni mbështetjen e prindërve tuaj.

Që të bëheni një nënë e cila rrit e vetme fëmiun me të vërtetë duhet një hap i guximshëm i cili kërkon shumë fuqi dhe qëndrueshmëri që cilat mund të bëhen shqetësuese për ju. Të punoni dhe të kujdeseni për foshnjen njëkohësisht, mund të jetë shumë e lodhshme për ju, dëshira për të qenë afër foshnjes suaj dhe në anën tjetër sfidat e punës të cilat nuk presin.

Problemi me shtatëzanitë e padëshirueshme është që vetëm nëna e cila pret foshnjen mund të vendos se çfarë duhet bërë më pas, sepse në të bie e gjithë barra rreth shtatëzanisë dhe ajo do të duhet të kujdeset për foshnjen.

Përkrahja e babait të foshnjes dhe familjes është shumë e rëndësishme për nënën, por kjo nuk ndodh gjithmonë.

/komuniteti