Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Shtatzënia - tremujori i parë

Dr. Edibe Hoda - Borovci

Gjinekologe & Obstetër

 

Shtatzënia është një ndryshim i madh në trupin e nënës, si në aspektin fizik, ashtu dhe hormonal. Kjo e gjitha ndodhë sepse në trupin e nënës rritet një jetë e re. Rritja e ndjenjës se nuhatjes. Si ta parandalojmë këtë fenomen? Të hajmë vakte të shpeshta dhe sasi të vogël.

Ushqimi duhet të jetë me sasi të vogël yndyrore, preferohet djathi, buka e thekur, mos të harrojmë marrjen e lëngjeve në sasi të bollshme.

 

Dr. Edibe Hoda - Borovci

 

Nauzeja dhe të vjellat janë një problem që shoqërojnë shumë shtatzëna në tremujorin e parë. Kjo ndodhë për shkak të rruajtjes së hormoneve në mënyre rapide në organizëm.

Kujdes të kemi ne të vjellat e shpeshta sepse në disa raste bëhen të rrezikshme .

Rritja e madhësisë së mitrës bënë presion në fshikës të urinës kështu që edhe urinimi mund të jetë më i shpeshtë.

Urinoni më shpesh, mos tentoni ta mbani urinën.

Hormoni progresteron është hormon kryesor në shtatzëni. Nganjëherë rritja e sasisë së tij mund të manifestohet te shtatzëna me lodhje dhe përgjumje gjatë ditës.

Ky hormon (progresteroni)  gjithashtu ul peristaltikën e zorrëve, për pasojë shumë shtatzëna kanë kapsllëk.

E rëndësishme është që takimet me gjinekologun tuaj të jenë të rregullta.

Mos të harrojmë që shtatëzania është proces fiziologjik që natyra e ka bekuar femrën ta përjetojë...

 

 

* Artikull i sponzoruar nga Spitali Bahceci

 

 

/komuniteti