Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Dhembjet e barkut gjatë shtatzënisë

Shumë shtatzëna ankohen se kanë dhembje në bark gjatë shtatzënisë. Edhe pse dhembjet e barkut nuk janë të rrezikshme gjatë shtatzënisë, këshillohet që të vizitoni mjekun nëse ndjeni dhembje. Në raste të caktuara, kjo mund të jetë shenjë e një problemi serioz, të cilin vetëm mjeku mund ta diagnostifikojë.

Zakonisht dhembjet e barkut lajmërohen në periudhën e hershme të shtatzënisë. Ndonjëherë mund të ndjehet dhembja apo sikleti i cili është i ngjashëm me dhembjet menstruale. Kjo mund të jetë paralajmërim që mitra pregatitet të bartë foshnjen për nëntë muajt e ardhshëm. Megjithatë, që të jeni të sigurta, asnjëherë nuk duhet injoruar këshillën e mjekut për çfarëdo ankese që mund ta keni gjatë shtatzënisë.

Nëse ndjeni dhembje në bark dhe keni temperaturë, ndjeni ethe, gjakrrjedhje apo ndonjë gjurmë gjaku, kjo mund të jetë shenjë e ndonjë gjendjeje serioze. Në këtë rast, është e domosdoshme që të vizitoni mjekun që të përcaktojë diagnozën. Për shembull, krahas dhembjeve në bark, keni gjakderdhje, ndjeni dhembje në shpinë, keni marramendje, këto janë simptomet kryesore të shtatzënisë jashtë mitrës sepse qeliza vezë është e forcuar për pjesën e jashtme të mitrës në vend që të përforcohet për kanalin vezorë. Kjo gjendje zakonisht lajmërohet në periudhën e hershme të shtatzënisë. Nëse nuk diagnostifikohet, mund të paraqes kërcënim serioz për shtatzëninë tuaj.

Simptomet të cilat tregojnë për abort, janë poashtu dhembjet në bark, gjurmë gjaku, gjakrrjedhje, dhembje shpine dhe të tjera. Nëse vëreni që gjurmët e gjakut po bëhen më të mëdha, menjëherë kontaktoni mjekun për tu shëruar. Për ndryshe, këto simptome mund të shpiejnë në abort apo në humbje të foshnjes. Nëse gjendja nuk është përmirësuar, mjeku mund të ju përshkruajë ilaçe për ndalim të gjakrrjedhjes dhe shpëtimin e foshnjes. Shkaktarët tjerë që mund të lajmërohen janë shkëputja e placentës, dhembja në ligamente, rritja e shtypjes së gjakut gjatë shtatzënisë…

Shumica e grave të cilat ndjejnë dhembje apo siklet në bark gjatë tërë shtatzënisë, mund të jetë rezultat i zgjerimit të mitrës, gazrave, rritjes së thartirës në organizëm dhe ndonjëherë kapsllëkut. Largojini dyshimet tuaja duke vizituar mjekun dhe provoni që të qetësoheni gjatë periudhës së shtatzënisë.

Safije (5 vite më parë)
Pershendetje per gjithe stafin dhe poashtu ju falenderojme per pergjigjet e dhena. Ju lutemi nese keni mundesi apo ju kur ta shihni per arsyeshme qe ta publikoni ndonje artikull rreth abortit konkretisht cilat jane shkaqet qe qojne deri ne abort e kam fjalen per abort natyral, pasojat qe mund ti kemi pas aborteve poashtu perse duhet pritur gjashte muaj per te ngelur shtatzane, dhe poashtu ndonje artikull se perse po ndodh qe bebat te vdesin ne bark kur gjithe muajt e meparshem shkojne si eshte me se miri mirepo papritmas mjeku thot qe beba ka vdekur cilat jane arsyet e mundshme qe vdesin bebat. Ju falemnderit per mirkuptim. Ju urojme gjithe te mirat dhe pune te mbare.