Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

5 këshilla se si të zgjedhni mobiljet për fëmijë

Çfarëdo qoftë, shtrat, karrige komforte apo pajisje për të lozur, duke shtuar mobilje në dhomën e gjumit të fëmijëve tuaj, duhet zbutur dhe stimuluar shqisat.

Zgjidhni mobiljet me kujdes dhe hapni rrugën për të zhvilluar një imagjinatë aktive, të përgjegjshme. Optimale për të përkohshmen, mobilje të lëvizshme që mund të përshtaten me dekore të reja, akomoduese për rritjen e shpejtë dhe për ndryshimet në interesime.

Sepse vitet formuese janë blloqe të tilla të rëndësishme të ndërtimit, atmosfera në të cilën fëmija juaj kalon shumicën e kohës së tij / saj duhet të monitorohet me kujdes.

Kur bëni zgjedhjen e mobiljeve, duhet të jeni të sigurtë, se do të ndjekni disa parime themelore për të bërë procesin e zgjedhjes të lehtë, dhe për të mbajtur fëmijën tuaj larg nga zona e rrezikshme.

Përshtatshmëria: Për shkak se fëmijët rriten në mënyrë shumë të shpejtë, ju duhet të siguroheni që, orenditë që ju zgjidhni, janë të rregullueshme. Duke e bërë këtë, ju do të minimizoni kostot e blerjes së orendive të reja për fëmijët tuaj në baza rregullta.

Siguria: Zona më e rëndësishme e konsideratës, kur zgjedhni mobiljet për fëmijët tuaj, në krye të listës suaj duhet të jetë siguria, sidomos kur është fjala për dhomat e foshnjave. Sepse fëmijët janë shumë të ndjeshëm, naïvë dhe të pafuqishëm, për të korrigjuar një dëmtim të vogël, si një gërvishtje, për tu siguruar se mobiljet nuk kanë ndonjë tehe të mprehtë ose humbin stabilitetin lehtë.

Kontrolloni se a është e mundur që të gjitha pajisjet dhe mobiljet nuk do të shkaktojnë dhimbje. Përdorni pllaka të ndritshme gome për parket, për të zbutur rrëzimet e tyre por edhe sepse e bëjnë më të lehtë pastrimin.

Rrotat: Përderisa kjo është mënyra më e rehatshme dhe më e lehtë për transportin e fëmijës tuaj, ajo mund të jetë edhe më e rrezikshmja, nëse kujdesin nuk është aplikuar në procesin e përzgjedhjes së mobiljeve me rrota. Sigurohuni që rrotat të kenë mundësinë e kyçjes dhe që ato janë të sigurta.

Pastrimi: Fëmijët nuk qëndrojnë të pastër as për një minutë dhe vogëlushët nuk e dinë se si të jenë të pastër. Sigurohuni që mobiljet e fëmijëve që zgjedhni janë të lehta për pastrim. Mobiljet e pista mund të shërbejnë si një terren ushqyes për sëmundje. Ngjyrosni muret me ngjyrë që nuk e tregon papastërtinë dhe që është e lehtë për pastrim. Ose shtoni tabela të zeza, të cilat zënë gjysmën e zonës së murit dhe u lejojnë atyre hapësirë për ti shkruar idetë e reja që u vijnë në kokën e tyre.

Ruajtja: Zgjedhni mobilje për fëmijët të cilat janë lehtësisht të paketueshme dhe të lëvizshme. Nëse keni fëmijë shumë aktivë mund të vendosni për mobilje, të cilat nuk paketohen dhe nuk lëvizin, por në raste të tilla duhet ti lejoni hapësira të mjaftueshme në dhomën e tyre. Sepse nëse mobiljet nuk lëvizin, do ta keni të vështirë ti largoni nga dhoma për ti kënaqur fëmijët me hapësirën. Sigurohuni që keni mjaft vend për të ruajtur të gjitha lodrat, librat dhe rrobet e tyre, qoftë nëpër dollape apo nëpër kutia plastike që përshtaten me dekorin e dhomës.